Basha takohet me qytetarët, prezanton kandidatët në Gramsh, Cërrik dhe Peqin

Publikuar tek: politike, më 13:02 28-04-2015 Basha takohet me qytetarët, prezanton kandidatët në Gramsh, Cërrik dhe Peqin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar kandidatët për kryetarë bashkie në Gramsh, Cërrik, Belsh dhe Peqin ku është takuar edhe me qytetarët, të cilët sipas tij, përballen me mjerim dhe varfëri.

“Kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë premtim, dhe shembulli më i mirë është energjia elektrike çmimi i së cilës është rritur, ndërsa faturat afrofe janë dy dhe tre fishuar. Sot kërcënon shqiptarët se do t’u marrë edhe shtëpitë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike”, tha Basha.

Basha u shpreh se qeveria mashtroi për uljen e çmimit të energjisë dhe se ka dy vjet që po e drejton Shqipërinë në rrugën e gabuar.

“Punët nuk po ecin në drejtimin e duhur. Punët po ecin në drejtimin e gabuar. Numëri i personave që jetojnë në kufijtë e mjerimit është pesëfishuar. Ta ngrejë dorën se cili fermer sot subvencionohet për naftën. Kush e paguan naftën sot më lirë se para dy vitesh? Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vetëm zgjedhje vendore. Ato janë zgjedhje ku do të ushtojë nga gjiri i qytetarëve të bashkuar, të djathtë e të majtë, vendimi dhe gjykimi i drejtë politik me votën tuaj për keqqeverisjen Rama-Meta”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha-Ramës: Mjaft delirove para kamerave, deklarata si ultranacionalisti serb Nikoliç
Rama ironizon : Jo shqiptarët po ju shqupatarët »
Article Logic
Execution time: 0.019327878952026
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-takohet-me-qytetaret-prezanton-kandidatet-ne-gramsh-cerrik-dhe-peqin-9863" }