Basha takon ambasadorin Donald Lu: Mazhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin

Publikuar tek: politike, më 14:23 08-06-2015 Basha takon ambasadorin Donald Lu: Mazhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit, Hoyt Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Basha ka shprehur mirënjohjen për mbeshtetjen e SHBA për procesin e dekriminalizimint, por edhe shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për procesin e dekriminalizimit.

“Me gjithë angazhimin e Partisë Demokratike ka mungesë vullneti nga ana e mazhorancës, për të realizuar procesin e dekriminalizimit e cila vazhdon të promovojë persona me precedentë kriminalë të cilët janë sot pjese e garës për kryetarë bashkie”, tha Basha.

Kryetari i PD-së shprehu shqetësim për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimeve elektorale. Basha solli në vëmendje rastin e Durrësit, ku sipas tij, militantët e PS dhunuan anëtarë të PD-së, rastin e Ersekës ku u tentua të goditet kryetari i opozitës, rastin e Malësisë së Madhe, ku pas takimit elektoral, policia ushtroi kontrolle ndaj simpatizantëve të PD-së. “Në Vorë dhe në Sukth, persona me precedentë kriminalë, të armatosur janë vënë në shërbim të Partisë Socialiste dhe LSI dhe terrorizojnë banorët”, ka thënë Basha.

Sipas Bashës është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e kryeministrit ndaj kandidatëve të opozitës dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve, kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij. Po ashtu, u denoncuan edhe rastet e vendosjes së qeverisë dhe aseteve të saj në shërbim të kandidatëve të majtë, si një shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor.

Zëvendës - ndihmës sekretari i shtetit, Hoyt Yee tha se do të merren të gjitha masat që vëzhguesit e ambasadës së SHBA të jenë prezentë dhe monitorojnë me kujdes procesin në të gjithë bashkitë, në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati Albert Çaçi me fermerët: Një ndërmarrje vetëm për problemet e Bujqësisë
Reforma në Drejtësi, Lu: Gjyqtarët e korruptuar të shkojnë në burg. Vlahutin: Standartet e BE-së të panegociueshme »
Article Logic
Execution time: 0.02496600151062
array(1) { ["section"]=> string(88) "basha-takon-ambasadorin-donald-lu-mazhoranca-mungese-vullneti-per-dekriminalizimin-12997" }