Basha takon Kotzias: Të hiqet Ligji i Luftës, pengon shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre

Publikuar tek: politike, më 17:02 15-07-2015 Basha takon Kotzias: Të hiqet Ligji i Luftës, pengon shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, me të cilin bisedoi rreth të ardhmes së marrdhënies mes dy vendeve, ndërsa ka theksuar se duhet vullnet dhe reciprocitet për të kapërcyer çështjet e mbetura pezull dhe për të çliruar mundësitë e mëdha dhe energjitë ende të pashfrytëzuara që ekzistojnë mes dy shteteve.

Kryetari i Partisë Demokartike theksoi rëndësinë që ka abrogimi i Ligjit të Luftës, pasi përbën një pengesë juridike për shqiptarët që kanë dhe duan të kërkojnë të drejtat e pronësisë në Greqi. Ai ka siguruar Kotzias se Partia Demokratike do të mbetet vazhdimisht një mbështetëse e palëkundur e marrdhënieve të mira me Greqinë dhe promotore e thellimit të tyre të mëtejshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta-Kotzias: Faktori shqiptar ka domethënie të veçantë në rajon
Edhe Nishani i kërkon Kotzias shfuqizimin e Ligjit të Luftës »
Article Logic
Execution time: 0.024405002593994
array(1) { ["section"]=> string(93) "basha-takon-kotzias-te-hiqet-ligji-i-luftes-pengon-shqiptaret-te-kerkojne-pronat-e-tyre-16264" }