Basha takon Metën, pas ftesës së kryetarit të Kuvendit. Reforma në drejtësi dhe 42 trëndafila blu për ditëlindjen e kreut të PD-së

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:28 13-06-2016 Basha takon Metën, pas ftesës së kryetarit të Kuvendit. Reforma në drejtësi dhe 42 trëndafila blu për ditëlindjen e kreut të PD-së

Basha takon Metën, pas ftesës së kryetarit të Kuvendit. Reforma në drejtësi qe në qendër të diskutimeve të tyre, por Meta nuk harroi të surprizonte Bashën për ditën e lindjes duke i dërguar 42 trëndafila blu.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një deklaratë për media pas takimit me kreun e opozitës,  u shpreh i buidur për miratimin e Reformës në Drejtësi në Parlament. Meta theksoi se ka vetëm një çështje që ndan palët, “Vendet e rezervuara”, që sipas Bashës duhet të bëhet në përputhje me rekomandimin nr.88 të Komisionit të Venecias.

“Sot është një ditë pushimi por edhe dita e ditëlindjes së Zotit Basha, duke i uruar edhe 100 vite të lumtura.

Shpreha përkushtimin tim për të garantuar një proces dhe procedurë parlamentare transparente për miratimin e Reformës në Drejtësi. I shpreha kënaqësinë dhe angazimin tim për mbështetjen dhe angazhimin që i ka dhënë Partia Demokratike Reformës në Drejtësi.

Zoti Basha më shprehu miratimin sa më shpejt të reformës dhe më njohu me të vetmen çështje që ndan palët, e cila sipas qëndrimit të opozitës duhet bërë në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Mbetem i hapur të miratojmë sa më parë reformën më themelore dhe të rëndësishme për të ardhmen eurpoiane të shqipërisë”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

''Së dyti lidhur me faktin a kemi akorduar me Zotin Rama, për këtë çështje mund të them se e kam bërë të qartë zotit Rama iniciativën për të takuar zotin Basha, pas krijimit të keqkuptimit për futjen gjoja fshehurazi të ndryshimeve kushtetuese për reformës në drejtësi, që do të ishte një krim i marrë. Kam qenë i detyruar të kërkoj një takim me nivelin më të lartë të opozitës, i kam telefonuar dhe ideja ime kryesore ka qenë për t’u takuar me Zotin Basha dhe më pas me Zotin Rama për të dakortësuar kalendarin.Do të kem mundësi të takohem me Zotin Rama dhe me aktorë të tjerë. Qëllimi im ka qenë të jetë një proces i hapur dhe transparent.”, theksoi Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025921106338501
array(1) { ["section"]=> string(134) "basha-takon-meten-pas-fteses-se-kryetarit-te-kuvendit-reforma-ne-drejtesi-dhe-42-trendafila-blu-per-ditelindjen-e-kreut-te-pd-se-43305" }