Basha takon zyrtarin italian: PD e qartë për reformën në drejtësi, të bazohet te “Venecia”

Publikuar tek: politike, më 17:52 08-03-2016 Basha takon zyrtarin italian: PD e qartë për reformën në drejtësi, të bazohet te “Venecia”

Kryetari i  Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi Nënsekretarin e Shtetit për Çështje Europiane pranë Këshillit të Ministrave të Italisë, Sandro Goci.

Situata aktuale politike dhe ekonomike në vend, krimi dhe korrupsioni, dekriminalizmi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe Reforma në Drejtësi kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim. Pas më shumë se një viti diskutimesh, negiciatash përpjekjesh, mungese vullneti nga mazhoranca dhe persistimi nga ana e opozitës sot është përmbyllur kuadri ligjor për të pastruar politikën nga krimi. Sfidë mbetet imlementimi i ligjit.

Zoti Basha u ndal dhe tek Reforma në Drejtësi. Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik që çon drejt konsensusit bazuar mbi kriteret e Venecias. Për këtë Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e qartë dhe e vendosur,”- theksoi zoti Basha.

Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë sfida e rradhës për Shqipërinë, theksoi zoti Basha duke risjellë në vëmendje gjetjet e raportit të OSBE/ODHIR-it, si përfshirjen në procesin zgjedhore të personave me rekorde kriminale, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetje kandidatësh si dhe fenomenin e blerjes së votave, kërcënimit të votuesve kryesisht punonjësit e administratës, etj.

Nënsekretari Goci theksoi se shteti i së drejtës mbetet një moment kyç në vlerësimin që Bashkimin Europian bën ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit. Ajo është një kërkesë e panegociushme e BE, të cilën dhe Italia e mbështet plotësisht theksoi zoti Goci.

Nënsekretari Goci theksoi se çështjet e ngritura janë shqetësuese ndërsa garantoi se komunitetit ndërkombëtar do të jetë i vëmëndshëm në ndjekjen e këtyre shqetësimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimoza Hafizi: KGS nuk interpretoi mandatin e Ramës, afati thjesht matematikor
Mimi Kodheli dhe Majlinda Bregu së bashku për 8 marsin, rrëfejnë eksperiencat e tyre si politikane »
Article Logic
Execution time: 0.021070003509521
array(1) { ["section"]=> string(92) "basha-takon-zyrtarin-italian-pd-e-qarte-per-reformen-ne-drejtesi-te-bazohet-te-venecia-34581" }