Basha: Të dorëhiqet Tahiri, është një mallkim. Rama me Ndokën kë po sfidon?

Publikuar tek: politike, më 12:51 01-04-2015 Basha: Të dorëhiqet Tahiri, është një mallkim. Rama me Ndokën kë po sfidon? Lulzim Basha

Lulzim Basha ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas ngjarjeve të fundit për deputetin Frroku.

“Dorëheqja e Didit është një marrëveshje. Përgjegjës është ministri, të tjerët janë shërbëtorë dhe zbatojnë urdhrat. Ndaj përsërisim kërkesën tonë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri ministër i Brendshëm është një mallkim për vendin, rendin dhe sigurinë e shqiptarëve. Nuk ka nevojë për asnjë provë më shumë. Është një çiban që duhet shkulur sa më shpejt.” , tha sot Basha para deputetëve të PD-së, duke shtuar se dorëheqja e Didit është rënia e një tulle kriminale.

“Askush nuk i beson Ramën dhe Tahirin që përpiqen si burracakë t’ia hedhin fajin sistemit.”, shtoi më tej Basha.

Sipas Bashës dyshja Rama-Meta po mbulon krimin me krim. “Tani që skandali ka shpërthyer duke tronditur mbarë vendin dhe opinionin mos vallë e ka parë kush të dalë Edi Ramën. Mbulo krimin me krim si e si të mos dalë e vërteta. Kjo është e vërteta e dyshes Rama-Meta, kjo është e vërteta e shqiptarëve.  Dhe çfarë bëjnë sulmojnë opozitën që do ua thotë gjithmonë të vërtetën në sy.”, theksoi Basha.

Kreu i PD-së hodhi dyshime mbi daljen e Edi Ramës në Lezhë me Arben Ndokën. “Edi Rama është autori nr.1 i kriminalizimit të institucioneve të tjera. Si mund të mbajë qëndrim ndaj ministrit kur vetë është i zhytur. E pamë dje duke u shfaqur me Ndokën. Kë po sfidon?”, u shpreh Basha.

Komentuar nga Basha, nuk ka harresë dhe gabim në informacionin që erdhi nga Interpoli.

“ Skandali qelbet erë të keqe. Për një ditë si kjo ishte emëruar Artan Didi. Nuk mund të mbulohej më krimi me krim derisa u detyruan të ndërhynin kancelaritë e Evropës. Ikja e Didit është rënia e një tulle kriminale. Modeli i policisë është modeli i kapjes së krimit në kupolë. S’mund të ketë policia model të ndryshëm nga policia. Shqiptarët e kanë të qartë se letrat e Belgjikës për Frrokun u përdorën për Metën’’, ka deklaruar Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Shkodër për “Loro Boriçin”, por nuk shoqërohet nga Armando Duka
Skenari i PD për Frrokun, nesër votohet pro edhe për ndryshimet në kodin zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.02548885345459
array(1) { ["section"]=> string(76) "basha-te-dorehiqet-tahiri-eshte-nje-mallkim-rama-me-ndoken-ke-po-sfidon-7544" }