Basha: Të ikin, të largohen, të shporren! Një grusht peshkaqenësh me Edi Ramën në krye kanë pasuritë tona. Qeveri teknike!

Publikuar tek: politike, më 13:14 08-12-2015 Basha: Të ikin, të largohen, të shporren! Një grusht peshkaqenësh me Edi Ramën në krye kanë pasuritë tona. Qeveri teknike!

Shpërthen Lulzim Basha para Kryeministrisë ‘’Të ikin, të largohen, të shporren!’’ ka qenë thirrja e tij kundër qeverisë Rama-Meta dhe zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike.“Një grusht peshkaqenësh me Edi Ramën në krye kanë pasuritë tona’’, tha Basha.

Fjala e plotë e Bashës:

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,

Sot në ditën tonë më të bekuar, në ditën e lirisë, jemi mbledhur në këtë referendum të jashtëzakonshëm të qytetarëve të lirë, për të kërkuar si një trup i vetëm, largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike që do të bëjë gati organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rama ik!

Meta ik!

Ose të largojmë qeveri-fatkeqësinë, ose të pranojmë largimin e popullit nga Shqipëria, ose të rrëzojmë qeveri-fatkeqësinë, ose rrëzimin e Shqipërisë!

Pritja e mbaroi kohën e saj!

Propaganda dhe mashtrimet e mbaruan kohën e tyre dhe tani ngjallin vetëm neveri dhe indinjatë, përballë varfërisë, korrupsionit, zgjedhjeve të marra peng me dhunë, përpara rrugëve të mbyllura të eksodit shqiptar.

Kjo është përgjigja dhe nuk ka tjetër, të largohen të ikin të shporren!

Kjo është vuajtja që vjen nga poshtërimi që iu bë nga një kryeministër, që zgjohet dhe ngryset me fjalët ‘’burg’’, ‘’burg’’ për njerëzit e thjeshtë.

Ç’janë këta që gënjejnë, gënjejnë dhe as skuqen e as nxihen, vjedhin, vjedhin, po vetëm fryhen e kapardisen, ç’janë këta që janë lëshuar me hordhi kundër popullit të tyre se do bëjnë shtet!

A është ky shteti ynë? Ky është shteti i tyre! Të ikin të largohen, të shporren!

Kjo është e vetmja zgjidhje për ta. Qeveri e Edi Ramës dhe Ilir Metës e dogji në 2 vite mandatin e saj. Rama-Meta s’kanë më të drejtë morale dhe politike. Ikni, largohuni, shporruni, sepse kjo qeveri nuk është më e aftë të korrigjojë kursin e saj të katastrofës kombëtare.

Më e keqja dhe fatalja janë ata vetë që kanë kurdisur oligarkinë e makinacionit.

Kush është drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Tatime, kryeoligarku? Asnjë iluzion. Ka qenë dhe mbetet vetëm Edi Rama. E gënjen mendja se nuk ka kush ta shkarkojë. Ka kush ta shkarkojë, e shkarkojnë qytetarët, e shkarkoni ju!

Kanë zhdukur tenderin, garën si asnjëherë më parë me qëllim që paratë publike t’I ndajnë mes tyre, duke u treguar burgun atyre që i denoncojnë.

Tenderi 5 milionë euro i jepet ortakut,… për Vali Leskaj, për Kokëdhimën, për Ahmetaj, për Beqajt. Siç është i famshmi Check Up 100 milionë euro që i është dhuruar oligarkes së oborrit. Kjo del e tepron për ta flakur Edi Ramën dhe bandën e 40 hajduteve!

Shqiptarë a u kanë zënë ndonjëherë veshi një ministër të Brendshëm që kapardiset me dorën e ministrit në sup? Nuk meriton të quhet qeveri, është një bandë që s’ka ndërmend të ndalet po nuk i ndalëm ne dhe po nuk i ndalëm sot.

Motra dhe vëllezër nuk mund të ndodhë të ikë populli dhe të qëndrojë qeveria!

Ne nuk do të nënshtrohemi, nuk do të ndalemi! Ka nisur mosbindja civile! Në këmbë qytetarë e qytetare, në këmbë shqiptarë e shqiptare!

Largimi i qeverisë Rama-Meta është zgjidhja!

Qeveria teknike është zgjidhja!

Zgjedhjet e reja me rregullat demokratike të shkruara dhe të zbatuara është zgjidhja!

Ikni, largohuni, shporruni!

Shqipëria është e madhe për ne të gjithë, atë e kanë zvogëluar shpirtvegjëlit, dorëmbledhurit, një grusht peshkaqenësh me Edi Ramën në krye që janë më pak se 1% por që kanë 90% të pasurive tona. Kjo është xhungla e kleptokracisë. Çohu Rini, çohu Shqipëri!

Shqiptarët dhe Shqiptarët ecin dhe ngrihen,

Para dritës së Zotit,

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dordoleci ''Rama'', vezët dhe krahu i Bashës mbi supet e Berishës
Protestuesit "pushtojnë" bunkerin dhe thyejnë xhamat e Ministrisë së Brendshme »
Article Logic
Execution time: 0.027910947799683
array(1) { ["section"]=> string(122) "basha-te-ikin-te-largohen-te-shporren-nje-grusht-peshkaqenesh-me-edi-ramen-ne-krye-kane-pasurite-tona-qeveri-teknike-27239" }