Basha tha s’ka aleancë me PS, por shikoni ç’zbulon sot ministri i Ramës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:41 17-06-2017 Basha tha s’ka aleancë me PS, por shikoni ç’zbulon sot ministri i Ramës

Ndërsa natën e mbrëmshme kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi troç se nuk do të ketë asnjë koalicion me Edi Ramën pas 25 qershorit, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati duket se zbulon diçka më tepër nga ajo çfarë tha lideri i opozitës në emisionin “Zonë e lirë”.

Gjatë një takimi në Shkodër, ku po drejton fushatën elektorale të Partisë Socialiste Bushati hedh një galeri fotosh me qytetarët, ndërsa njëra prej tyre bie menjëherë në sy.

Një foto që ka një domethënie të mëdha dhe që duket sikur hedh poshtë deklaratën e Bashës. Siç edhe duket, një banor në njërën dorë mban byzylyk blu me mbishkrimin “Republika e re”, ndërsa në dorën tjetër atë të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, me të dyja duart qytetari mban fletëpalosjen e rilindjes, e cila përmban programin e ndryshimeve që do të sjellë pas 25 qershorit, nëse “mban timonin e qeverisjes”.

“Me banorët e Xhabijes” e ka emëruar Bushati këtë album fotosh, që përcjell një mesazh mjaft domethënës dhe që zgjon sërish dilemat për një koalicion të mundshëm PD-PS.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024145841598511
array(1) { ["section"]=> string(76) "basha-tha-s-ka-aleance-me-ps-por-shikoni-c-zbulon-sot-ministri-i-rames-82835" }