Basha thirrje për pjesëmarrje masive në votime: Askush nuk e prek votën tuaj

Publikuar tek: politike, më 12:10 18-06-2015 Basha thirrje për pjesëmarrje masive në votime: Askush nuk e prek votën tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ju ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime ditën e dielë, pasi vota e tyre do të jetë e garantuar. Pas një takimi  me përfaqësues të Këshillit të Europës, Basha tha se ndërkombëtarët kanë premtuar mbrojtjen e votës së qyterëve, ndaj ta duhet ta ushtrojnë masivisht këtë të drejtë.

“Ishtë një takim me përfaqësues dhe vëzhgues të Këshillit Europian që sëbashku me përfaqësues të OSBE-së, dhe SHBA-së do të bëjnë trupë të fuqishme për garantimin e standardeve në zgjedhje. I informova për tentativën për të zhbërë standardet, për vedosmërinë e PD-së dhe opozitës që mos të ndodhë kjo gjë. Në çdo bashki të vendit vëzhguesit do të jenë masivisht të pranishëm të ndërgjegjësuar për këtë  praktikë, të vendosur për të krijuar një praktikë me standarde zgjedhore. Ju bëj thirrje qytetarëve, masivisht dilni e votoni të dielën, askush nuk e prek votën tuaj. I  kemi marrë masat OSBE, SHBA, BE do të jenë aty për mbrojtjen e votës.E diela është dita e sovranit dilni e votoni masivisht  kandidatët, votoni  kandidatët e PD-së, Halim Kosovën në Tiranë, për "punë dhe dinjitet”.

Lidhur me pretendimet se në disa qytetete janë shtuar në lista votues fiktivë, Basha tha se, “ Për gjithçka folëm dhe kemi marrë masat, nuk do të ketë asnjë votues që do të lejohet të votojë nëse nuk është i regjistruar sipas ligjit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pollo dënon qendrimin e Ramës për Sejdinin: Regjimi Rama-Meta ka futur në vathë shumicën e medieve
Mblidhet KQZ për regjistrimet e votuesve në Vorë, Fejzo i LSI: Po trafikohet vota »
Article Logic
Execution time: 0.025424957275391
array(1) { ["section"]=> string(81) "basha-thirrje-per-pjesemarrje-masive-ne-votime-askush-nuk-e-prek-voten-tuaj-13925" }