Basha, thirrje të prerë Ramës: Mos e shty vendin në konflikt civil

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 12-01-2019 Basha, thirrje të prerë Ramës: Mos e shty vendin në konflikt civil

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmëruar atë se cdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyje vendin drejt një konflikti civil.

“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”- tha Basha.

Gjithashtu ai i bëri thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për dhunën që u bë ndaj studentëve të ngujuar në fakultete, duke kërkuar marrjen të pandehur të administratorit Dafa, që kërkoi ndërhyrjen e policisë në auditorë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037643909454346
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-thirrje-te-prere-rames-mos-e-shty-vendin-ne-konflikt-civil-148500" }