Basha: Tragjedi njerëzore dhe indiferencë qeveritare në miniera

Publikuar tek: politike, më 10:08 15-02-2015 Basha: Tragjedi njerëzore dhe indiferencë qeveritare në miniera

Ka reaguar nëpërmjet “facebook” kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në minierën e Munellës ku humbi jetën një minator pas shembjes së galerisë.

“Familjes Ndreca dua ti percjell edhe publikisht ngushellimet e mija per humbjen dhe dhimbjen e madhe” shkruan Basha.

“Asnje fjale nga kryeministri dhe manaret e tij. Heshtje dhe indiference qe vret. Jetet e minatoreve nuk kane asnje vlere. Deri dje hidhnin lot krokodili per cdo aksident miniere dhe betoheshin se do rrisnin sigurine por kur erdhen ne pushtet i braktisen edhe minatoret si shume njerez te punes. Ne 1 vit e gjysem ka patur me shume viktima ne minierat shqiptare se asnjehere me pare. Braktisja ndihet kudo. Kryeministri dje jepte shfaqje me keca dhe manare por nuk gjeti kohe as te ngushellonte njerezit qe flijoheshin ne minierat e vendit. Kjo qeveri e ka hallin dhe mendjen vetem tek vetja” shkruan kryetari i PD në “facebook”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani i përgjigjet Ramës: Po e përdor Zhitin për politikë
Ministria e Energjisë: Basha përdor politikisht çdo vdekje »
Article Logic
Execution time: 0.0248122215271
array(1) { ["section"]=> string(67) "basha-tragjedi-njerezore-dhe-indiference-qeveritare-ne-miniera-3376" }