Basha tregon “hallin” e Ramës: Kërkon të mbulojë turpet e aferave të drogës, doganave...

Publikuar tek: politike, më 16:53 26-08-2015 Basha tregon “hallin” e Ramës: Kërkon të mbulojë turpet e aferave të drogës, doganave... Lulzim Basha, kreu i PD

Kreu i PD Lulzim Basha, e ka komentuar tërthorazi ndërhyrjen e shtetit në Kishën e Dhërmiut. Për Bashën, “Rama e ka hallin gjetkë”.

Sipas kreut të PD, kryeministri “kërkon të mbulojë me këtë turp, turpe të tjera, lidhjet me krimin”.

“Tregon forcë e arrogance mbi një komunitet, pa i dëgjuar, pa u ulur me ta për zgjidhje paqësore siç do të bënte një kryeministër i qytetëruar. Po gjetke e ka hallin. Kërkon të mbuloje me këtë turp, turpe të tjera, lidhjet me krimin. Kërkon të mbulojë aferat e drogës së shefit të tij të policisë në Vlore, aferat e doganave e tatimeve ku jane vjedhur 160 milionë dollarë. Kërkon të largojë vëmendjen nga kriza e thellë ekonomike shkaktuar nga korrupsioni e taksat e larta, padrejtesitë dhe ortakëria me krimin, krizë që po sjell rrënim dhe eksod dramatik”, shkruan Basha ndërsa konkludon: “ Por nuk fshihet dot duke mbuluar turpin me turp. Është para qytetarëve të vendit, nën akuzë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha menjëherë pas deklaratës së policisë: Ra avioni me drogë por nuk ranë lidhjet Rama-Meta me krimin
Rama në Vjenë: Nuk kam nevojë të takohem këtu me Shoqërinë Civile, e bëj shpesh në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.024149894714355
array(1) { ["section"]=> string(87) "basha-tregon-hallin-e-rames-kerkon-te-mbuloje-turpet-e-aferave-te-droges-doganave-19243" }