Basha ultimatum mazhorancës: Orët e fundit për të reflektuar! Nesër akt i grushtit të shteti

Publikuar tek: barometri, më 08:26 20-09-2018 Basha ultimatum mazhorancës: Orët e fundit për të reflektuar! Nesër akt i grushtit të shteti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për media pas takimit me artistët, i ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të reflektojnë në lidhje me ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

 

Basha paralajmëroi deputetët e mazhorancës duke iu thënë se nëse votojnë ligjin për shembjen e Teatrit do të konsiderohet si “terrorist shtetëror”.

Deklarata e Bashës.

“Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të kryhet një akt i rëndë. Krimi i organizuar dhe përfaqësuesit e tyre do të marrin leje për të gllabëruar pronën, për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës, me një përfitim marramendës prej 200 milion eurosh.

Ligji Rama-Fusha është një ligj anti-kushtetues. Dua ti them sot çdo deputeti të rilindjes se votimi i një ligji që i hap rrugë prishjes së teatrit, është akt grushti shteti dhe i vendos ata në pozita të barabarta me terroristët. Nesër opozita do të mbajë një qëndrim të qartë në varësi të zhvillimeve.

Sonte secili prej kartonmbajtësve ka orët e fundit të reflektojë, çdokush që ngre kartonin do trajtohet nga opozita si terrorist shtetëror”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16321587562561
array(1) { ["section"]=> string(97) "basha-ultimatum-mazhorances-oret-e-fundit-per-te-reflektuar-neser-akt-i-grushtit-te-shteti-134974" }