Basha uron nga Korça Krishtlindjen, merr pjesë në meshën hyjnore

Publikuar tek: politike, më 12:53 25-12-2015 Basha uron nga Korça Krishtlindjen, merr pjesë në meshën hyjnore Lulzim Basha, kreu i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë për fëstën e Krishtlindjës. Mesazhi i  Bashës u përcoll nga Metropolia e Korçës. Kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë dhe në meshën hyjnore të Krishtlindjes mbajtur në Katedralen e Korçës.

"Në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë të bekuar të Zotit, ditë Krishtlindjesh, dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë : Gëzuar Krishtlindjen! Për shumë vjet gëzuar!

Do të uroj në veçanti shërbëtorët e Zotit, të gjitha kishat, katolike, ortodokse, ungjillore të vendit. Dhe një urim të veçantë kam për më të pamundurit, njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti, se kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë bashkë me shpresën edhe besimin se e nesermja do të jetë më e mirë.

Për shumë vjet gëzuar”, tha Basha në urimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta uron për Krishtlindje: Dashuria është si besim, ndryshimi fillon nga vetja
Si kaluan këto Krishtlindje për Erion Veliajn »
Article Logic
Execution time: 0.048099040985107
array(1) { ["section"]=> string(69) "basha-uron-nga-korca-krishtlindjen-merr-pjese-ne-meshen-hyjnore-28534" }