Basha: Vërtetësia e Kosovës nxjerr në pah falsitetin e Ramës dhe ''kukullën'' e tij

Publikuar tek: politike, më 17:30 21-05-2015 Basha: Vërtetësia e Kosovës nxjerr në pah falsitetin e Ramës dhe ''kukullën'' e tij

Lulzim Basha ka sulmuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn nga Pallati i Kongreseve në prezantimin e kandidatëve të tij për bashkitë e vendit.  Ramën e ka quajtur fals, kurse Veliajn ‘’kukullën e tij’’.

“Vërtetësia e Halim Kosovës e ka nxjerrë në pah fallsitetin e Edi Ramës dhe kukullës së tij në Tiranë”, tha Basha.

Ai ka thënë për Edi Ramen dhe Ilir Metën se e kanë kthyer vendin në të pasigurtë, por haka e popullit do t’i zërë, duke iu referuar votës më 21 qershor.

“Këta e shndërruan varfërinë në epidemi. Dyshja Rama-Meta po e bën, si oligarkë të vërtetë. Dyshja Rama-Meta kanë ngritur kërbaçin ndaj qytetarëve të thjeshtë, po mbushin xhepat nga qytetarët e thjeshtë. Haka e popullit do t’i zërë, jo haka e mallkimit, por haka e votës, se ajo bën drejtësi, ajo jep zgjidhje”, tha Basha.

Ai tha për Ramën se do i ishte mirënjohës nëse do luftonte papunësinë, me të njëjtën kokëfortësi që lufton atë vetë,

“Të luftonte papunësinë me të njëjtën kookëfortësi që më lufton mua, do uroja që me të njëjtin pasion që lufton PD-në të ulte taksat, të rriste pensionet, me të njëjtin inat që i sulet opozitës t’i sulej korrupsionit qeveritar”, u shpreh Basha.

Basha ka përshkruar situatën e vështirë, sipas tij që e ka kapluar vendin. “Më shkruante Maksi, tregtar rritës i gjelave të detit, s’kishte lekë, një kasap në Korçë, shisja dy viça në ditë më tha tani mezi një në javë. Këpucari në Shkodër: I thashë s’të paska kap kriza se njerëzit vijnë të rregullojnë këpucëtm I lënë në raftë pa marrë, Kukës familja emigroi se si jepnin më veresie. Shembujt janë me mijëra në çdo sektor”, tregoi Basha.

Kreu i PD-së u ka kujtuar të rinjve që duartrokisnin që ta dëgjonin edhe pak, se pastaj do festonin siç donin ata.

 “Dëgjojeni pak kryetarin. Uluni se do vijë momenti që do ta kallim’’, u ka thënë Basha të rinjve mes ovacioneve.

 

 

Kurse Halim Kosova sulmoi nga foltorja e Pallatit të Kongreseve, Erion Veliajn, kandidatin e së majtëve, duke u bërë thirrje votuesve që t’u thonë jo ‘’Mjaftistëve’’, duke nënkuptuar të kaluarën e Veliajt te “Mjaft’’-i. Njëkohësisht Kosova ka sulmuar politikanët e majtë dhe të të ‘’djathtëve të shtirur’’, duke nënkuptuar FRD-në e Bamir Topit.

Edhe pse Kosova ka dashur ta mbajë fjalimin e tij në nivelin e komunikimit se çfarë do bëjë konkretisht për Bashkinë e Tiranës, sërish nuk ka mundur t’i shpëtojë politikës. “Jemi të lodhur nga disa politikanë që dinë të fajësojnë vetëm njëri- tjetrin dhe nuk dinë të marrin kurrë përgjegjësi mbi vete. Jemi për t’u thënë jo mjaftistëve, majtistëve dhe të djathtëve të shtirur. Të mos fus kurrë dorën në xhepin e askujt dhe çdo arritje ta kem vetëm me punë dhe dinjitet”, tha Kosova.

Ai theksoi se është i ashpër për interesat e publikut, por negocion për interesat e tyre, duke nënkuptuar, ashtu siç edhe e ka thënë se do të bashkëpunojë me qeverinë.

“Dua të marr në mbrojtje dhe të ndihmoj nga afër njerëzit e varfër, ata më të pafuqishmit. Dua të ndihmoj fëmijët jetimë, romë dhe egjiptianët. Dua të shkurtoj taksat. Të bëj shumë e shumë punë të tjera.  Jam i ashpër për interesat e publikut, negocioj deri në fund për interesat e tij, kam kursyer nga çdo tender dhe e kam kthyer çdo para të mbetur. Ky jam unë. Nuk di të mbaj fjalë të gjata. Të kacavirrem pas fjalëve, të udhëheq militantë. Unë  do jem kryetar i rrugëve me vija të bardha kur janë fshirë, i ndriçimit që mungon për shkak të poçit të thyer, i pusetës kur ajo mungon”, tha Kosova.

Partia Demokratike dhe partitë aleate të saj nisën sot fushatën elektorale, me prezantimin në Pallatin e Kongreseve të kandidatëve për bashkitë e vendit.

Në një sfond blu, rrethuar nga të rinjtë, me pankarta rrumbullake ‘’Punë dhe Dinjitet’’ dhe me kolonën zanore të ''People like us'', të Kelly Clarkson, kandidatët e bashkive kryesore kanë nisur të flasin për programet e tyre. Mes tyre kanë folur Voltana Ademi (Shkodër) Enkelejd Alibeaj (Fieri), Bashkim Shehu (Kukësi), Igli Kokalari(Gjirokastër) etj

Prezantimin e nisi sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. “Startojmë sot rrugën tonë për ‪punën dhe dinjitetin”, shkruan Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëhiqet Vangjel Dule pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit zëvendëskryetar: Kuvendi, plaçkë këmbimi
Shpëtim Idrizi reagon ashpër: Vangjel Zerva shpreson të nënshtrojë shqiptarët autoktonë »
Article Logic
Execution time: 0.0045619010925293
array(1) { ["section"]=> string(84) "basha-vertetesia-e-kosoves-nxjerr-ne-pah-falsitetin-e-rames-dhe-kukullen-e-tij-11676" }