Basha-Veseli: Emigrimi, jo zgjidhje për qytetarët tanë

Publikuar tek: politike, më 15:13 11-02-2015 Basha-Veseli: Emigrimi, jo zgjidhje për qytetarët tanë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga tre nënkryetarët  Xhavit Haliti (PDK), Sabri Hamiti (LDK) dhe Glauk Konjufca (VV).

Të dyja plaët kanë theksuar nevojën që ekziston për ndërmarrjen e reformave të duhura dhe të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Intensifikimi i bashëpunimit midis dy vendeve ishte një tjetër temë diskutimi midis Bashës dhe Veselit, ndërsa kreu i opozitës shqiptare vlerësoi ndihmën e dhënë nga qeveria e Kosovës, forcat e sigurisë dhe bizneset kosovare për banorët e prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë.

Ne takim u diskutua edhe mbi shqetësimin për emigrimin masiv të qytetarëve të Kosovës.

“Kjo situatë është një detyrim edhe më i madh për dy vendet për të gjetur rrugët dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Pamundësia ekonomike i detyron njerëzit të ndërmarrin vendime të guximshme për të emigruar së bashku me familjen por kjo nuk mund të jetë zgjidhja për qytetarët tanë, as në Kosovë e as në Shqipëri. Është detyrë e jona, politikanëve në të dy vendet të ndërmarrim reformat dhe vendimet e duhura, për të siguruar jetën e qytetarëve në vendin e tyre”, ka thënë Basha.

Basha ka vlerësuar progresin e rëndësishëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte dhe marrëveshja e arritur për drejtësinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Decentralizimi/ Basha: Kompetencat? Prit gomar të mbijë bar
Berisha takon Veselin , brengë për eksodin kosovar »
Article Logic
Execution time: 0.032910108566284
array(1) { ["section"]=> string(57) "basha-veseli-emigrimi-jo-zgjidhje-per-qytetaret-tane-3060" }