Basha voton me prindërit dhe vëllanë, ngre dy gishtat tek kutitë e votimit

Publikuar tek: politike, më 07:33 21-06-2015 Basha voton me prindërit dhe vëllanë, ngre dy gishtat tek kutitë e votimit

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbërritur në orën 08:27 minuta për të votuar  në Çerdhen numër 13. Ai ka mbërritur  në këtë qendër sëbashku me prindërit dhe vëllain e tij. Ai ka përshëndetur disa prej qytetarëve që ishin  para qendrës së votimit.

Të parët që kanë votuar kanë qenë prindërit e tij duke lejuar Bashën që t'i hidhte një sy të vëmendshëm fletës së votimit. Ai ka pritur daljen e nënës së tij nga dhoma e votimit, për të shkruar vetë më pas. Pasi ka hedhur fletën e votimin për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Basha ka ngritur dy gishtat.

“Dua t’u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin masivisht pjesë në votime. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe anembanë Shqipërisë që të ndajnë pak minuta nga puna e tyre dhe të hedhin votën. Vota është fuqia, gjykimi, sovraniteti juaj. Vendimet merren nga ata që votojnë. Jepni votën masivisht. Zoti e bekoftë Shqipërinë!’’, tha Basha pasi votoi, jashtë qendrës së votimit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikanët publikojnë oraret e votimit, ja ku do e hedhin votën
Rrezikohet procesi i votimit në Tepelenë, kandidati i majtë dhe i djathtë me të njëjtin numër(Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.033786058425903
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-voton-me-prinderit-dhe-vellane-ngre-dy-gishtat-tek-kutite-e-votimit-14180" }