Basha zbardh emrat e biznesmenëve që favorizon Rama: 88 milionë dollarë për 11 veta (LISTA)

Publikuar tek: politike, më 12:22 26-04-2016 Basha zbardh emrat e biznesmenëve që favorizon Rama: 88 milionë dollarë për 11 veta (LISTA)

‘’88 milionë dollarë për 11 veta, me lidhje të ngushta apo drejtpërdrejtë në pronësi të qeveritarëve’’, Basha zbardh emrat e biznesmenëve që favorizon Rama.

Sipas tij janë: ''Alko Impex'' e Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit, ''Atelier 4'',  pronë e Shkrelit dhe Eftimit, Kompania e Agron Papulit, ''Eurocol'' e Sandër Carapulit, ''Eurogjici Security'', ''Fastech'', ''Intech+'', ''Ndreu Security'', ''Marketing Distribution'', ''Trimed'' dhe ''Omega Pharma''.

“Shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, që u ka marrë shqiptarëve 2.2 miliardë euro në vitin 2014-2015 në taksa dhe tarifa dhe prokurime publike. Kjo është shumë e rëndësishme, pse vendi ndodhet në mjerim.

Sado të bilbilosë me truket e vjetra të propagandës Edi Rama nuk e mbulon dot këtë realitet, nuk bën dot makiazh. Nuk ia vlen më barra qiranë që të merrem me logoretë e tij për zhvillimin ekonomik.

Pjesa e ''Luanit'' përbëhet nga 3 komponentë: nga abuzimi në Dogana dhe Tatime. 400 milionë dollarë më pak, vetëm vitin e kaluar. Afera CEZ spikat me volumin e saj, si komponent i dytë, 500 milionë euro, të cilat i mungojnë ekonomisë shqiptare.

Pjesa e ''Luanit'', e Edit në fakt, s’është as e Luanit, as e Gentit por e Edit, pak e Olsit e ndonjë tjetri, janë Prokurorimet Publike. 1/3 kryhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pa garë. Në këtë nivel prokurorimesh, kemi një shpenzim luksi, të pakrahasueshëm me ekonominë.

Rezultati i saj duket qartë edhe nga depozitat në bankat e Shqipërisë. E mbani mend shprehjen që 5% kanë 50% të depozitave? Sot zyrtarisht këta jetojnë në vendin ku 4% zotëron 58% të depozitave.

Cila është ''Kombëtarja e Oligarkisë'', jo se ai në stola është më pak i rëndësishëm:

  1. ''Alko Impex'', e Arbër Abazi, nipit të Sadri Abazit
  2. ''Atelier 4'', e mirënjohur, pronë e Shkrelit dhe Eftimit
  3. Kompania e Agron Papulit, 19 tendera
  4. ''Eurocol'', Sandër Carapuli, 12 tendera me 18 miliardë lekë
  5. ''Eurogjici Security'', 150 tendera
  6. ''Fastech'', kompania që përdoret nga ''Intech'', 45 tendera 752 milionë lekë
  7. Vete ''Intech'' me 32 tendera
  8. ''Ndreu Security'', e Pjerin Ndreut,  37 tendera 916 milionë lekë
  9. ''Marketing Distribution'', Vilma Nushi
  10. ''Trimed'', 458 tendra
  11. ''Omega Pharma'', 58 tendera

71% e pazareve të qeverisë kanë shkuar drejtpërdrejtë te klientët pa tendera. 88 milionë dollarë për 11 veta, me lidhje të ngushta apo drejtpërdrejtë në pronësi të qeveritarëve. Këtu nuk bëhet fjalë për korrupsionet.

Raportin e kompanive me ligjin, e vendosin organet ligjzbatuese. Megjithatë duhet të jemi shumë të qartë, përgjegjësinë për vjedhjen e këtyre fondeve e ka ai që ka çelësat, kryeministri i vendit.”, tha Basha sot para gazetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu te Basha këtë mesditë, negociohet ‘’Pika kritike’’, Reforma në Drejtësi
Basha publikon listën e “oligarkëve” të qeverisë, Rama përgjigje “rrufe”: Bëmë O Babë të të ngjaj »
Article Logic
Execution time: 0.022026062011719
array(1) { ["section"]=> string(94) "basha-zbardh-emrat-e-biznesmeneve-qe-favorizon-rama-88-milione-dollare-per-11-veta-lista-38734" }