Basha: Zëri i qytetarëve më 21 qershor ligj i ligjeve

Publikuar tek: politike, më 10:06 09-06-2015 Basha: Zëri i qytetarëve më 21 qershor ligj i ligjeve

Kryetari i i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në Vorë, ku ka prezantuar  kandidatin e koalicionit të djathtë për bashkinë e Vorës  Fiqiri Ismailin. Basha tha para qytetarëve se vota e 21 qershorit do të jetë votë kundër bandës dhe banditëve.

“21 qershori është dita e llogarive dita për të vendosur me votë një mësim ndaj pushtetarëve. E shikoni, ne kemi bërë në të kaluarë dhe sot dhe të ardhmen do bëjmë gara politike po nuk mund të tolerojmë, që gara politike të zëvendësohet me forma të organizatave kriminale, që palatforma të zëvendësohen me fouristrada me xhama të zinj, që platformat të zevendësohen me dhunë ndaj anëtarëve tanë, të zëvendësohet nga një represion mafioz. Kjo është një fyerje e madhe për ju votues të majtë dhe të djathtë, është një kërcënim i madh për të gjithë ne dhe demokracinë” , tha Basha.

Ai shtoi më tej se qeveria nuk mbajti asnjë premtim.

“Këta i njohën të drejtën vetes të rrisnin taksat, kur votuan për t’i ulur,  rritjen e energjisë,i dhanë  të drejtën vetes për të shkatërrur 9 mijë prona të ligjshme, zhytën shëndetësinë në një korrupsion marramendës, ku premtuan shëndetësi falas dhe tani që po vjen ora e gjykimit u gënjen mendja se do të mund të vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, se për tta zëri juaj nuk vleka. Zëri juaj i bashkuar, zëri i qytetarëve më 21 qershor është ligj i ligjeve dhe do të duhet ta respektoni ose ju ka ardhur koha të largoheni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përballen 6 kandidatët e Tiranës, mini-intervista me Kosovën, Veliajn, Bojaxhin, Gurin, Tafajn dhe Muslian
Kosova: Me mua kryetar bashkie endërrat do bëhen realitet, konkurrecën e kam me kryeqytetet europiane »
Article Logic
Execution time: 0.034689903259277
array(1) { ["section"]=> string(58) "basha-zeri-i-qytetareve-me-21-qershor-ligj-i-ligjeve-13070" }