Basha: Zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike. ‘’Ora po troket’’, dekriminalizim dhe vënie para drejtësisë të Beqajt, Ahmetajt, Kodhelit, Gjiknurit dhe Tahirit

Publikuar tek: politike, më 11:32 17-11-2015 Basha: Zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike. ‘’Ora po troket’’, dekriminalizim dhe vënie para drejtësisë të Beqajt, Ahmetajt, Kodhelit, Gjiknurit dhe Tahirit Lulzim Basha

Flet pas takimit me Donald Lu kreu i PD-së Lulzim Basha, duke thënë se ‘’Ora po troket’’. Ai kërkon përfundimin e procesit të dekriminalizimit në këtë fazë, duke mos mohuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme dhe e një qeverie teknike, pas korrupsionit sipas tij, që ekziston në qeverinë e Ramës.

Ai ka kërkuar vënien para drejtësisë për tendera e korrupsion si dhe lidhje me krimin të ministrave të qeverisë Rama: Beqaj, Ahmetaj, Kodheli, Gjiknuri dhe Tahiri.

“Gjendja në vend është shumë e rëndë dhe arsyet e kësaj krize ekonomike politike dhe psikologjike rrënjët e të keqes, inkriminimit të politikës, korrupsionit të pandëshkueshëm të zyrtarëve të lartë dhe paaftësia e më të mirëve dhe të aftësive për të përparuar në ekonomi, politikë dhe biznes, po aftësia e krimit për të përparuar.

Ndaj PD dhe unë qëndrojmë për të çuar deri në fund aksionin, vënien para përgjegjësisë së zyrtarëve të inkriminuar, si një parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që qytetarët të zgjedhin midis ofertave dhe programeve politike, siç është ajo e PD, ulje e taksave, ulje korrupsionit, kthimin e 500 milionë eurove, një pozitë që përpiqet që me muskujt e korrupsionin, të imponojnë në zgjedhjet e ardhshme vullnetin e tyre dhe jo të qytetarëve.

Së pari përfundimi pa vonesë, pa kushte, i ligjit për dekriminalizimin, akteve kushtetuese dhe nënligjore.

Largimin njëherë e më parë, nga bashkitë, administrata të personave me rekorde të tmerrshme kriminale, tutorëve, kriminelëve…

Një luftë kundër korrupsionit, vjedhja e parave të qytetarëve nga zyrtarët është sot një plagë e paprecedentë në Ballkan, në Shqipëri jo vetëm që vidhet dhe vidhet haptazi, po hajdutët rrahin gjoksin.

Nuk ka kryeministër në Evropë si kryeministri shqiptar, i cili pasi konfrontohet me të dhëna si 31 milionë euro tendera të Beqajt, Ahmetaj që ka duart dhe gishtat e tij në çdo aferë korruptive, të Mimi Kodhelit, Damian Gjiknurit, apo ministrit të Brendshëm që është bërë palë me krimin, që të ndjehet krenar para një populli që varfërohet përditë. Nëse nuk ka reflektim dhe bashkëpunim për të ecur përpara me dekriminalizimin dhe hapat.  Atëherë nuk mbetet asgjë tjetër veçse në të gjitha format dhe mënyrat demokratike të veprojmë me qytetarët.

Ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje, po ashtu siç e shohim se ‘’Ora po troket’’, ashtu e shohin edhe ndërkombëtarët se ’’Ora e vendimeve të mëdha po vjen’’. A do t’i marrim këto vendime me kundërshtarët politikë, apo pa ta, kjo nuk është në dorën tonë. Në ditët në vazhdim do të përballen me aksionin e madh të PD.

Kam diskutuar me ambasadorin për varfërinë, depresionin, klimën e biznesit, vrasjen e shpresës për qindra të tjerë që dhe rrugët e zgjidhjes që kanë përmes dekriminalizimit të politikës, si hap i parë dhe i rëndësishëm dhe një sërë mesash të tjera për të luftuar korrupsionin.

Qëndruam te refuzimi i qeverisë për të dorëzuar kriminelët e futur në poste publike nga kryeministri Rama: Të largohen nga zyrat që kanë zaptuar!

Për testin e drogës, PD nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje po kjo s’pengon ligjin të votohet.

Për më shumë se një muaj kemi denoncuar aferat korruptive të ministrave të qeverisë dhe vetë kryeministrit. Qëllimi nuk ka qenë thjesht transparenca para qytetarëve, po t’i vëmë përballë, përgjegjësisë, me tenderat dhe prokurimet, për t’i vënë përpara drejtësisë. Koha kur qytetarët luftojnë dhe luksi i zyrtarëve ku një orë u kushton më shumë se shtëpitë e një qytetari, duhet të marrë fund.

Padyshim që zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria teknike është një nga opsionet që PD shtron në tavolinë. Po sot për sot Ligji për dekriminalizimin është kusht që t’u hapim rrugë zgjedhjeve për Shqipërinë’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në Kuvend, Noka sfidon Tahirin: Çfarë komenti keni? Makina juaj është përdorur për trafik. Braho braktis mbledhjen
Rama premton një vit historik: "Ujë, ujë, ujë.... Por qeveria s’është mamaja të bëjë ushqimin tre herë në ditë" »
Article Logic
Execution time: 0.025615930557251
array(1) { ["section"]=> string(157) "basha-zgjedhje-te-parakohshme-e-qeveri-teknike-ora-po-troket-dekriminalizim-dhe-venie-para-drejtesise-te-beqajt-ahmetajt-kodhelit-gjiknurit-dhe-tahirit-25617" }