Basha: Zgjedhjet vendore? S’pati garë partish.Dyshja Rama-Meta bleu masivisht votat me paratë e krimit dhe injoroi me cinizëm ndërkombëtarët

Publikuar tek: politike, më 08:57 09-09-2015 Basha: Zgjedhjet vendore? S’pati garë partish.Dyshja Rama-Meta bleu masivisht votat me paratë e krimit dhe injoroi me cinizëm ndërkombëtarët Lulzim Basha

Lulzim Basha ka komentuar sot nga PD-ja  raportin e OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet vendore të 21 qershorit . Sipas kreut të PD-së, në zgjedhjet vendore s’pati garë partish dhe alternativash, por shteti u vu përballë qytetarit. ‘’Dyshja Rama-Meta bleu masivisht votat me paratë e krimit’’, theksoi Basha, duke shtuar se Rama dhe Meta injoruan me cinizëm sugjerimet e ndërkombëtarëve për të mos kandiduar elementë të inkriminuar.

“U pengua një garë reale alternativash, një garë mes particve, por shteti kundër qytetarëve. Cili shtet se e kemi parë vetë, shteti i dyshes Rama-Meta? Që kandidoi njerëz të krimit, prostitucionit, pengmarrës, injoroi me cinizëm përpjekjet e ndërkombëtarëve që të mos kandidohen kriminelët. Dyshja Rama-Meta bleu masivisht votat me paratë e krimit, urdhëroi drejtorët për blerjet bleu kartat, dha tenderat, vuri çdo aset publik deri te certifikatat e pronësisë dhe miliona euro për reklamat, i mbushi listat sipas interesave. Vuri në dispozicion të gjithë policinë e shtetit madje dhe ushtrinë në funksion të votës. Rama-Meta kandiduan të inkriminuarit si Elvis Rroshi dhe Artur Bushi.

Edi Rama dhe Ilir Meta janë sot publikisht nën akuzë se e kanë kthyer vendin në ditët e tij më të errta. Ne së bashku me qytetarët e vendit e kemi të qartë rrugën tonë. Pa rikthimin e zgjehdjeve të lira dhe të ndershme vendi nuk mund të ecë përpara. Çdokush që ka prekur votën e qytetarëve do mbajë përgjegjësi”, tha Basha.

Basha komentoi edhe shkelje të tjera në zgjedhjet vendore: “Togfjalëshi zgjedhje të lira dhe të ndershme është zhdukur, kjo sepse qeveria shënoi një rrëshqitje të standardit. Dhunimi i lirisë së votës përbën shkelje. Por raporti konkludon se pikërisht liria e votuesve për të hedhur votën e tyre u dhunua. Raporti nënvizon veçanërisht votën e administratës.  Zhbërja e standardeve themelore si liria e votës dhe standardeve të tjera nuk erdhi si shkak i mungesës së ligjeve, por për shkak të vullnetit të dyshes Rama-Meta për të mos bërë zgjedhje të ndershme.

Zbulohet mekanizimi i dhunimit për kapjen e pushtetit, ky raport sjell fakte se më 21 qershor nuk pati garë, por shteti u ndesh me opozitën, jo garë mes partive, por shteti kundër qytetarëve. Damka e zezë e 21 qershorit është e pranishme, blerja e votës është e provuar. Raporti thekson shtrirjen masive për blerjen e  bovotës, konstaton votimin në grup. Shumë kuti janë mbushur nga një dorë.

Rasti i Kamzës ku u blenë 70 karta njëherësh. Raporti nënvizon shkeljen e lirisë. Në raport theksohet ndaj aktivistëve të opozitës, duke theksuar mungesën e besimit se policia e politizar do jepnin zgjidhje për këto shkelje efektive gjatë fushatës. Më shumë se politizimi i administratës, është politizimi tjetër, listat.

Kontrolle mbi mediat, raporti nënvizon përdorimin e tenderave dhe parave si mjet për kontroll, në censurën editoriale dhe autocensurë. Vetëm kandidatët e Tiranës harxhojnë miliona euro për reklama”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: Përballë kemi njerëz arrogantë, kryeministri i quan turkoshakë, ky stan këtë bulmet ka
Rama për deklaratën e Bashës: Si Sudja duke lexuar me zë të lartë Financial Times »
Article Logic
Execution time: 0.025891065597534
array(1) { ["section"]=> string(144) "basha-zgjedhjet-vendore-s-pati-gare-partish-dyshja-rama-meta-bleu-masivisht-votat-me-parate-e-krimit-dhe-injoroi-me-cinizem-nderkombetaret-20327" }