Basha zhgënjen studentët për ligjin e Arsimit të Lartë

Publikuar tek: politike, më 15:20 21-12-2015 Basha zhgënjen studentët për ligjin e Arsimit të Lartë

Gjatë fjalimit të sotëm të Kryetarit të PD Lulzim Basha, ju drejtua studentëve të universitetëve duke ju premtuar se ligji i ri për Arsimin e Lartë do të shfuqizohet javën e parë sapo PD të ketë ardhur në pushtet.

Shumica e studentëve të pranishëm mbetën të zhgënjyer nga kjo deklaratë në kushtet kur vetëm një javë më parë gjatë një interviste Deputeti i PD Luçiano Boçi kishte deklaruar se po përgatitej kërkesa për t’u depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese lidhur me kundërshtimin e ligjit për arsimin e lartë.

Ky premtim i Z. Basha shtyu për një kohë të pacaktuar rrëzimin e ligjit, duke lënë një shije të keqe zhgënjimi tek shpresa e vetme që ata ushqenin në opozitarizmin e PD, i cili sipas disa prej tyre ka rënë pre e disa pazareve të momentit me ata që do përfitojnë miliona euro nga financimi i universiteteve në kurriz të studentëve.

“Ju keni ngritur zërin dhe do ta ngrini zërin për padrejtësitë e mëdha që kjo qeveri i ka bërë rinisë, ligjin klientelist për arsimin e lartë. Keni pyetur se ku është përkrahja e Partisë Demokratike? Iu kam thënë dhe e përsëris: Partia Demokratike ka qenë dhe është kundër ligjit korruptiv, ligjit që mohon të drejtën e arsimit për më të pamundurit.

Dhe sot dua para të rinjve demokrat t’u jap fjalën të gjithë të rinjve të Shqipërisë se ligji për arsimin e lartë do të shfuqizohet javën e parë të ardhjes tonë në pushtet e do të zëvendësohet me një ligj të ri që do të rrisë mundësitë dhe aksesin, do të bëjë të pamundur që fëmijët e të pamundurve të mos futen në shkollën e lartë. Rinia shqiptare meriton të arsimohet. Dhe me Partinë Demokratike do të arsimohet pa asnjë diskriminim dhe pa tarifa të larta”, tha Basha sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Adriatik Llalla: Mbështesin Reformën në Drejtësi që forcon rolin e prokurorit
Mesazhi i Netanjahut për popullin shqiptar dhe batuta për kryeministrin Rama (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.28888487815857
array(1) { ["section"]=> string(60) "basha-zhgenjen-studentet-per-ligjin-e-arsimit-te-larte-28272" }