Bashkë me Shkullakun, ky është vendimi i Ylli Rakipit disa ditë para kalimit në Top Channel (FOTO EKSKLUZIVE)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:08 06-01-2018 Bashkë me Shkullakun, ky është vendimi i Ylli Rakipit disa ditë para kalimit në Top Channel (FOTO EKSKLUZIVE)

Që prej disa ditësh tashmë në mediat shqiptare po qarkullon lajmi se gazetari Ylli Rakipi me emisionin e tij “Të Pa Ekspozuarit” do të kalojë në Top Channel.

Por pak para zyrtarizimit të kësaj lëvizje, Ylli Rakipi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, raporton newsbomb.al

Mësohet se vetëm disa ditë para se të fillojë në Top Channel, Rakipi ka zgjedhur të udhëtojë drejt Italisë për të kryer një terapi.

Sakaq pasditen e sotme ai është parë në shoqërinë e drejtorit të programacionit të televizionit Klan, Armand Shkullaku në një nga baret në zonën e “bllokut” në Tiranë, shkruan newsbomb.al

Nuk dihet se çfarë është biseduar mes dy gazetarëve të njohur, pasi edhe emri i Armand Shkullakut u përfol më herët për të marrë rolin e drejtorit të informacionit në Top Channel.

Vetëm javët në vijim do të tregojnë se çfarë do të ndodhë me këto lëvizje të bujshme që po përfliten në televizionet shqiptare. © newsbomb.al

Foto:

Screenshot_12.jpg

Screenshot_13.jpgScreenshot_14.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023926973342896
array(1) { ["section"]=> string(113) "bashke-me-shkullakun-ky-eshte-vendimi-i-ylli-rakipit-disa-dite-para-kalimit-ne-top-channel-foto-ekskluzive-105664" }