Bashkëpunëtori i Gent Demaliajt: Ditët e mia me yllin e rrokut

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:39 18-02-2015 Bashkëpunëtori i Gent Demaliajt: Ditët e mia me yllin e rrokut Grupi \"Djemte e Detit\"

Valentin Marvulaj, thotë se Gent Demaliaj do të mbetet në mendjet e gjithë shqiptarëve për atë vend dhe atë kohë që ai jetoi. Deklaratat i bëri në një video skype në news24 nga Australia, duke kujtuar detaje të njohjes me Gentin, por edhe takimin e tyre të fundit në gusht 2014, kur Markvukaj ishte mysafir në shtëpinë e Gent Demaliajt për herë të fundit.

“Jemi njohur që fëmijë, në shtëpinë e pionierëve. Miqësinë e filluam në 1992 kur ai sapo kishte ardhur nga Italia. Më pas krijuam grupin. Në thelb dua të them se ne ishim “Djemtë e Detit” siç thoshte Genti, “muzikës sonë t’i vijë era det”. Ai shton se grupi nuk ishte i përgatitur për popullaritetin, duke kujtuar që në një koncert një gazetar u ka shkuar dhe i ka kërkuar intervista për këtë. “Mbaj mend një concert në Tropojë, që pavarësisht se temperamenti është verior, të bëntë të mendoje se ishte qytet i izoluar. Dhe nuk e harroj salla ishte e mbushur, dhe 500 vetë ishin jashtë duke pritur pasi mbaruam koncertin. Të gjithë bërtisnin Genti, Genti…we want metal. Ishte dicka e jashtëzakonshme për kohën. “Mos qaj” është kënga që mendoj se ka pasur popullaritet” thotë bashkëpunëtori i tij.

Ai shton gjatë intervistës se Genti ishte tolerant, por fanatik përsa i përket stilit. “Unë i çoja muzikën, ai prodhonte tekstin” thotë Marvulaj.

Kujton takimin e gushtit 2014 kur të dy ishin në dijeni të sëmundjes. “Dukej mirë në aparencë por sëmundja kishte avancuar. Por Genti nuk ishte tip që të jepte me kuptu për keq. Ai ishte një karakter i fortë ndaj ka qenë në luftë me sëmundjen dhe fizikun. Natën e fundit të qëndrimit tim kam fjetur te Genti. Shumë bujar. Atë natë kemi ndenjur të dy duke qeshur” kujton bashkëpunëtori i tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027583837509155
array(1) { ["section"]=> string(66) "bashkepunetori-i-gent-demaliajt-ditet-e-mia-me-yllin-e-rrokut-3767" }