Bashkëpunimi politik, Rama dhe Bregu “thumbojnë” njëri-tjetrin në Këshillin e Integrimit

Publikuar tek: politike, më 15:42 08-05-2015 Bashkëpunimi politik, Rama dhe Bregu “thumbojnë” njëri-tjetrin në Këshillin e Integrimit

Është mbledhur sot për herë të parë Këshilli i Integrimit Europian, një strukturë e cila do të mbikëqyrë dhe asistojë qeverinë shqiptare dhe administratën e shtetit në lidhje me procesin e intëgrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pavarësisht frymës pozitive që u transmetua nga të pranishmit, nuk kanë munguar thumbat e kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së këtij Këshilli, Majlinda Bregut.

Gjatë fjalës së saj, Bregu është shprehur se Këshilli i Integrimit Europian do të mbikëqyrë dhe do të shqyrtojë qendrimet dhe vendimet që do të marrë qeveria shqiptare, si dhe do të bëj analizën e strukturave horizontale përgjegjëse për anëtarëim në BE. Bregu ka kërkuar që reformat në të ardhmen të jenë të thella dhe të prekshme, ndërsa ka kërkuar nga qeveria që ketë vesh e të dëgjojë propozimet e këtij Këshilli.

Kryeministri Rama, i cili ka marr fjalën menjëherë pas Bregut, e ka konsideruar krijimin e këtij Këshilli dhe lënien në dorë të drejtimit të tij opozitës, si një meritë të qeverisë shqiptare. Rama ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për këtë Këshill, si dhe angazhimin e çdo përfaqësuesi të ekzekutivit. Kryeministri ka deklaruar se Këshilli i Integrimit duhet të shërbejë si fyrmëzues për opozitën, në mënyrë që ajo t’i bashkohet reformës së rëndësishme në drejtësi.

Bregu i është përgjigjur Ramës, se ndihej mirë që kryeministri ka vendosur të pranojë se modeli i vendeve të tjera vlen edhe për Shqipërinë. 

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, si dhe ministra e deputetë të Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha i gëzohet fitores së Cameron: Politikat e djathta janë rruga e daljes nga kriza
Nishani: Klasa politike na ka turpëruar të gjithëve »
Article Logic
Execution time: 0.2357919216156
array(1) { ["section"]=> string(91) "bashkepunimi-politik-rama-dhe-bregu-thumbojne-njeri-tjetrin-ne-keshillin-e-integrimit-10664" }