‘Bashkëqytetari im’, vizita e Haradinaj në Vlorë, reagon ish-kryebashkiaku: Ju jeni vlonjat

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 10-08-2018 ‘Bashkëqytetari im’, vizita e Haradinaj në Vlorë, reagon ish-kryebashkiaku: Ju jeni vlonjat

Ndërkohë që gjatë ditës së djershme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në Vlorë ku mes të tjerash u shpreh se ‘ndihet vlonjat’, ka reaguar ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.

Sipas Gjikës, Haradinaj është vlonjat madje ‘Qytetar Nderi i Vlorës’ qysh më 08.11.2012, me propozimin e tij si kryetar bashkie në atë kohë.

“Vlora Ju ka nderuar, Ju çmon, dhe do t’Ju respektojë gjithmonë i dashur Ramush, bashkëqytetari im !
Tung dhe mirë u takofshim z.Kryeministër”, shkruan në postimin e tij Gjika.

Postimi i plotë:

I dashur bashkëqytetari im Ramush Haradinaj!
Ndoqa nga larg,por me vëmendje dhe kënaqësi te veçantë, vizitën tuaj dje në Vlorë!
E çmoj gjestin tuaj, ashtu si kundër vlerësoj dhe pritjen dhe respektin e treguar nga Bashkia e Vlorës dhe Kryetari për Ju!
Të shkruaj sot i dashur bashkëqytetari im Ramush, sepse më tërhoqi vëmendjen prononcimi juaj, ku veç të tjerash thatë që “Sot ndjehem vlonjat”!
Ju z.Kryeministër i Kosovës, jeni vlonjat, madje “Qytetar Nderi i Vlorës” qysh më 08.11.2012,me propozimin tim si Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe Vendim unanim të Këshillit Bashkiak!
Madje edhe nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, organizuam një ceremoni dinjitoze, në të cilën, në mungesën Tuaj, është mirëpritur dhe i është dorëzuar titulli i lartë bashkëshortes Tuaj të nderuar!
Nuk duhet ta kishit harruar këtë fakt i dashur bashkëqytetari ynë!
Vlora Ju ka nderuar, Ju çmon, dhe do t’Ju respektojë gjithmonë i dashur Ramush, bashkëqytetari im !
Tung dhe mirë u takofshim z.Kryeministër!

 ssssssssssssss.jpg38804493_10216834813888584_3780316539039776768_n.jpg

38796536_10216834813528575_1574649999873015808_n.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moderatorja dhe aktorja shqiptare shfaqen në të njëjtën dhomë hoteli, mbuluar me trëndafila dhe… (FOTO)
HISTORIA E PABESUESHME/ Në Shqipëri i dhanë 3 javë jetë, Artiola sot punon në vendin ku sfidoi VDEKJEN »
Article Logic
Execution time: 0.025979042053223
array(1) { ["section"]=> string(93) "bashkeqytetari-im-vizita-e-haradinaj-ne-vlore-reagon-ish-kryebashkiaku-ju-jeni-vlonjat-130701" }