Bashkëshortja e Cameron shfaqet me bikini në Ibiza, kryeministri: Jam me fat, është e tonifikuar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:04 02-06-2015 Bashkëshortja e Cameron shfaqet me bikini në Ibiza, kryeministri: Jam me fat, është e tonifikuar Bashkeshortja e kryeministrit Cameron, Samantha ne Ibiza

Pasi kanë fituar zgjedhjet e përgjithshme në Britani, pak relaks duhet edhe për bashkëshorten e kryeministrit David Cameron. 

Paparazët e kanë fiksuar në objektivin e tyre foton kur ajo është shfaqur me bikini në plazhin e Ibizas. Dhe fotot shpërthyen në gjithë median britanike.

Nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin Cameron fotoja e bashkëshortes së tij. I ftuar në emisionin e mëngjesit në një nga televizionet britanike, kryeministri tha se ishte me fat që kishte këtë grua “kaq të mrekullueshme dhe të tonifikuar”.

Por pasi vuri në dukje sesa me fat ishte që kishte një femër si Samantha, Cameron tha se vet ai e ka të vështirë të rrijë në formë, pasi ushqimi ia del t’ia prish mendjen gjithmonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036556005477905
array(1) { ["section"]=> string(99) "bashkeshortja-e-cameron-shfaqet-me-bikini-ne-ibiza-kryeministri-jam-me-fat-eshte-e-tonifikuar-12457" }