Bashkëshortja e ish-kapitenit të Fiorentinës flet pas vdekjes së tij: Duket si një përrallë e keqe

Publikuar tek: sport, më 22:50 19-10-2018 Bashkëshortja e ish-kapitenit të Fiorentinës flet pas vdekjes së tij: Duket si një përrallë e keqe

7 muaj më parë ish-kapiteni i Fiorentinës Davide Astori u nda papritur nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.

31-vjeçari u gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Udine, ndërsa lajmi për vdekjen e tij tronditi gjithë botën e futbollit.

Bashkëshortja e tij, Francesca Fioretti, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ka folur për herë të parë për “Corriere della sera”m ku ka treguar se akoma nuk e beson që ai ka vdekur, i duket si një një ëndërr e keqe.

“Më 5 mars shoqërova time bijë në shkollë dhe shkova te psikologia e fëmijërisë. Jeta me Vittorian u tregua e ashpër, nuk i dha mundësinë e të jetuarit me të atin. E di që nuk duhet t`ia përcjell dhimbjen asaj dhe nuk duhet të dukem e trishtuar dhe e dëshpëruar. Ajo e ka kuptuar që ai nuk do të kthehet, por ka shkuar në një vend imagjinar ku është i lumtur. Nuk e di se çfarë ma dha forcën për të ecur përpara dhe të merresha më prioritetin tim të vetëm: time bijë.

Lotët e mi do vazhdojnë dhe do t`i ndaj me Vittorian, por duhet t`i lë të kuptojë që nuk janë lot dëshpërimi. Janë lot emocioni, emocion që vetëm kujtimet më të bukura mund të ta krijojnë. Nuk mund ta pranoj që u largua kështu. Nuk ishte një aksident, as një sëmundje… Dukej si një përrallë e keqe, ishte fundi i të gjitha projekteve që kishim bërë bashkë. Ishim vërtetë të lumtur”, ka thënë për Della Sera, Fioretti.

               

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza korçare triumfon në Argjentinë, shpallet kampione BOTE
»
Article Logic
Execution time: 0.020717144012451
array(1) { ["section"]=> string(104) "bashkeshortja-e-ish-kapitenit-te-fiorentines-flet-pas-vdekjes-se-tij-duket-si-nje-perralle-e-keqe-138439" }