Bashkëshortja merr në mbrojtje Shalsin dhe lëshon një lumë akuzash ndaj analistëve: Para se të hidhni ‘’shashka’’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:13 22-09-2016 Bashkëshortja merr në mbrojtje Shalsin dhe lëshon një lumë akuzash ndaj analistëve: Para se të hidhni ‘’shashka’’

Era Shalsi merr në mbrojtje bashkëshortin e saj, deputetin socialist Eduard Shalsi.

E indinjuar Znj.Shalsi me profesion arkitekte, ua ka bërë të qartë analistëve se duhet të dëgjojnë më shumë ekspertët, para se të hedhin ‘’shashka’’ për dezinformimin e publikut. Dhe çështja ka lidhje me projektligjin për importimin e Plehrave, për të cilën Shalsi është pro.

‘’Në lëndën e fizikës dhe projektimit ambiental sa herë u shpjegoj studentëve arkitekturën e qendrueshme dhe ambientin e qëndrueshëm, iu flas për konceptin bazë - Reduce, Reuse, Recycle - Reduktim, ripërdorim, riciklim. Ndjej keqardhje për nivelin e ulet të informacionit nga të ashtuquajturit 'analistë', ju lutem dëgjoni më tepër ekspertët për çështje të tilla delikate, para se të hidhni 'shashka' për dezinformim të publikut.’’, shkruan e indinjuar Znj.Shalsi.

Dje bashkëshorti i saj ishte i ftuar në emisionin ‘’Opinion’’ ku u kritikua nga të pranishmit për idenë e importimit, mes tyre edhe deputetja socialiste Mimoza Hafizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070888996124268
array(1) { ["section"]=> string(114) "bashkeshortja-merr-ne-mbrojtje-shalsin-dhe-leshon-nje-lume-akuzash-ndaj-analisteve-para-se-te-hidhni-shashka-53720" }