Bashkia e Tiranës në punë dhe të dielën, komentuesit: Bëju pak pushim o Erion se do lodhen!

Publikuar tek: politike, më 17:10 09-08-2015 Bashkia e Tiranës në punë dhe të dielën, komentuesit: Bëju pak pushim o Erion se do lodhen!

Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës ka dëshmuar dhe vijon të dëshmojë se i nis vrullshëm detyrat e tij. Ashtu siç drejtonte Ministrinë e Mirëqënies Sociale, me të njëjtën frymë ka nisur puna edhe në bashkinë më të madhe në vend. Gjatë ditës së sotme ashtu siç Veliaj njofton në rrjetet sociale, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë marrë me rregullimin e bulevardit dhe patrimin e urave të Lanës.

“Çdo ditë nga një punë!Fundjava kushtuar rregullimeve të Bulevardit dhe pastrimit të urave të Lanës. Faleminderit punëtorëve të ndërmarrjes nr. 2 të Bashkisë. #‎TiraneNePune ‪#‎TeamEV”, shkruan Veliaj, e cili e shoqëron postimin me thënien popullore “gur gur bëhet mur”.

Ndërkohë, komentusit nuk lënë jashtë vëmendjes mossigurinë e puntorëve gjatë punës si dhe sugjerimet për kryebashkiakun ku i thonë: "Po te dielave beju pak pushim o Erion se do lodhen dhe s'do jenë te zotët të hajnë as bukën".

Kryebashkiakët e rinj edhe pse jemi në ditë piku të gushtit janë në krye të detyrës, duke qëndruar madje dhe pa pushime, ndonëse kaluan një fushatë zgjedhore intensive.

pune1

pune3

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pollo:Neorilindja në arsim si një tullumbace e plasur,investimet do të ulen me 36%
Pezullohen lejet e ndërtimit në të gjithë vendin »
Article Logic
Execution time: 0.023108005523682
array(1) { ["section"]=> string(94) "bashkia-e-tiranes-ne-pune-dhe-te-dielen-komentuesit-beju-pak-pushim-o-erion-se-do-lodhen-18075" }