Bashkia franceze i bën surprizë De Biasit për ditëlindje

Publikuar tek: sport, më 20:21 16-06-2016 Bashkia franceze i bën surprizë De Biasit për ditëlindje

Bashkia e qytezës franceze ‘Perros Gueric’ ka surprizuar trajnerin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, duke organizuar një ceremoni të veçantë për 60-vjetorin e tij.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë, kreu i Federatës Franceze të Futbollit, drejtues të FSHF-së dhe lojtarë të Kombëtares.

Një një prononcim pas këtij organizimi për “Supersport”, De Biazi tha se dhurata speciale që pret ende është kualifikimi i Shqipërisë ndaj Rumanisë.

“Ditëlindja ime përkon me datat kur luhen europianët dhe botëroret, por asnjëherë nuk e kisha menduar që sot të ndodhesha këtu me Shqipërinë. Urime kam marrë shumë sot. Filluan që mbrëmë dhe më duhet t’u përgjigjem ende miqve. Si dhuratë të ditëlindjes do të më pëlqente kalimi i grupit ndaj Rumanisë”,-tha De Biazi.

Duke folur për humbjen me dy gola të Kombëtares një natë më parë ndaj Francës, tekniku italian u shpreh se futbollistët zhvilluan një lojë të kënaqshme duke ruajtur rezultatin 0-0 për 90 minuta, ndërsa në fund ata ishin të pafat.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i veçantë në trupin e tifozit spanjoll që ka prekur të gjithë botën
Po festonte golin e Irlandës së Veriut, ndërron jetë në stadium tifozi »
Article Logic
Execution time: 0.02229905128479
array(1) { ["section"]=> string(62) "bashkia-franceze-i-ben-surprize-de-biasit-per-ditelindje-43748" }