Bashkia ndaloi autobuzët me kosovarë, shoqata “godet” Dakon: Kur bëni bulevarde me palma zgjeroni edhe rrugën për turistët

Publikuar tek: ekonomi, më 18:04 21-07-2017 Bashkia ndaloi autobuzët me kosovarë, shoqata “godet” Dakon: Kur bëni bulevarde me palma zgjeroni edhe rrugën për turistët

Lidhur me vendimin e Bashkisë Durrës, për të bllokuar futjen e autobuzëve me turistë Kosovar në një nga rrugët kryesore të Durrësit, ka ardhur reagimi Shoqatës Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA).

Në opinionin e Shoqatës, ky është një nga reagimet e para, që për fat të keq do të shtohen, mbi lejimin e ndërtimit të një turizmi masiv të pa planifkuar. Kur vendoset të ndërtohet në një zonë turistike, në fillim përcaktohen kapacitetet maksimale akomoduese të asaj zone, llogariten numrat maksimal qe ajo zonë do të mbaj, pastaj ndërtohen arteriet kryesore të qarkullimit të mjeteve dhe çdo infrastrukture tjetër turistike shoqëruese. Ky quhet planifikim ne turizëm. Ndërkohë që kur punët i lejon të bëhen mbrapsht, pra në fillim të bëhen pallate e hotele, pastaj në dimër kur të duken pak njerëz, mendon të kthesh një rrugë në shëtitore duke harruar se do vij kulmi i verës, ndodh pikërisht kjo çudi, që tregut që përben 90% te pushuesve u thua të kalojnë nëpër rrugica posht e lartë, sepse bulevardin e kemi ruajtur për 10% të kombësive të huaja…

Tregu i Kosovës përben akoma gjysmën e pushuesve në Shqipëri, me mbi 2 milion pushues. Madje duke i shtuar edhe shqiptaret e Maqedonisë, të Greqisë dhe Italisë janë gati mbi 3 milion nga 4.5 milionë vizitor qe hyjnë në Shqipëri. Nëse për tregun e Europës Qendrore dhe Lindore po flitet shumë kohët e fundit, duhet të dimë që ai treg është vetëm 60-70 mijë në total pra vetëm 1.5-2% e totalit të pushuesve! Pra që këtu e kuptojmë se sa i varur është akoma turizmi dhe ekonomia jone nga tregu shqipfolës, kryesisht kosovar. Prandaj vendime të tilla si kjo e Bashkisë së Durrësit ku pa asnjë takt bëhen diferencime duke emërtuar tregun  e Kosovës, duhet të mendohen 10 herë, madje duhet të gjykohen shumë mirë më parë me qeverinë qendrore, përpara se të dilet ne media me deklarata stategjikisht shumë të gabuara, që e dëmtojnë shumë raportin tonë me tregun kosovar.

Nëse “golemizinin” e turizmit tashmë nuk po mendojmë si ta zgjidhim, të paktën kur të bëhen plane bulevardesh e palmash, duhet të bëhen duke pasur parasysh se si do akomodohet sa më mirë qarkullimi i 2 milion shtetasve nga Kosova në korrik dhe gusht, duke e zgjeruar edhe më shumë rrugën kryesore dhe duke menduar vend qëndrimi për autobuzet, dhe jo duke e kthyer në pedonale arterien kryesore.

Dhe mbasi të planifikohet sa më mirë ky qarkullim, të merren përgjegjesitë ligjorë që u takojnë bashkive për menaxhimin e plazheve, dhe jo të kalohet lumi duke thënë qe u kemi kërkuar operatorëve turistik të pajisen me roje detare, ndërkohë që sezoni është në gjysmën e vet dhe akoma nuk ka një rojë në gjithë bregdetin tonë, përfundon deklarata e ATOA, shkruan Monitor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029254913330078
array(1) { ["section"]=> string(124) "bashkia-ndaloi-autobuzet-me-kosovare-shoqata-godet-dakon-kur-beni-bulevarde-me-palma-zgjeroni-edhe-rrugen-per-turistet-86900" }