Bashkia për nënën e gjobitur: Bllokoi hyrjen e pallatit

Publikuar tek: politike, më 18:10 11-03-2016 Bashkia për nënën e gjobitur: Bllokoi hyrjen e pallatit

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas rastit të gjobëvënies ndaj një tregtareje ambulante të moshuar, fotografia e së cilës pushtoi rrjetet sociale dhe ngjalli revoltën e mijëra personave. Sipas Bashkisë ky është një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga tregtarët që vijnë nga jashtë Tiranës. Sipas reagimit të Bashkisë, nëna e moshuar u denoncua nga banorët e pallatit që u ankuan se kishte bllokuar hyrjen.

Ndërsa gjobën prej 500 lekësh ka vendosur ta paguajë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Reagimi i plotë i Bashkisë:

Duke u nisur nga rasti që po qarkullon së fundi në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e trotuare, Bashkia e Tiranës gjen rastin të informojë dhe t’u bëjë edhe një herë thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë.

Bashkia e Tiranës po punon çdo ditë për krijimin e më shumë tregjeve me standarde në higjienë e infrastrukturë, në mënyrë që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugët e trotuaret e qytetit. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës do të përurojë nesër tregun e parë të këtij lloji në Njësinë Administrative nr. 3, si dhe po publikon edhe hartën e 16 tregjeve (bashkëlidhur) që ndodhen në gjithë qytetin e Tiranës.

Lidhur me rastin e gruas së moshuar, e cila u gjobit sot nga Policia Bashkiake për tregtim të produkteve ushqimore në trotuar, duke bllokuar hyrjen e shkallëve të një pallati, Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë opinionin publik se rasti në fjalë ishte denoncuar nga vetë banorët e pallatit, të cilët kërkonin lirimin e hapësirës nga shitësit që tregtonin prej kohësh produktet e tyre ushqimore aty, edhe pse vetëm pak metra më tutje ndodhet tregu i Njësisë Administrative nr.10, i cili aktualisht është bosh.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh, që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar.

12476625_10207448801957304_1628540457_o.jpg

12596547_10207448801837301_1753395055_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halimi për Reformën në Drejtësi: Venecia ka rekomanduar çmontimin e kapjes politike
Basha me banorët e Burrelit: Jemi gati t’i prijmë ndryshimit të madh »
Article Logic
Execution time: 0.10241103172302
array(1) { ["section"]=> string(60) "bashkia-per-nenen-e-gjobitur-bllokoi-hyrjen-e-pallatit-34854" }