Bashkia Shkodër reagon për sulmin me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë: Të zbardhet ngjarja

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 22-02-2018 Bashkia Shkodër reagon për sulmin me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë: Të zbardhet ngjarja

Bashkia e Qytetit të Shkodrës ka reaguar pas sulmit me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, ditën e sotme teksa po largohej nga seanca stërvitore e ekipit.

Në deklaratën për shtyp Bashkia kërkon zbardhjen e ngjarjes si dhe shtyrjen e ndeshjes së radhës mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, për shkak të tronditjes që ka pësuar jo vetëm trajneri por i gjithë klubi.

DEKLARATE PER SHTYP

Bashkia e Shkodrës dhe KF Vllaznia janë njohur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Fushën e Lëkurave, ku pas stërvitjes është goditur dhe kërcënuar me jetë traineri i ekipit të parë Ernest Gjoka.

Menjehere, traineri Gjoka, drejtuesit e Bashkisë dhe te Klubit, kanë komunikuar me Policine e Shtetit duke i vene ne dijeni per ngjarjen si dhe duke u kerkuar zbardhjen e plote te saj dhe arrestimin e agresorit.

Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht.

Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire.

Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet në NJU JORK shqiptari që i ndihmoi ISIS-it. Drejtësia amerikane falenderon POLICINË SHQIPTARE
Prindi ankohet për mësuesin e matematikës: Nuk bën! »
Article Logic
Execution time: 0.019315958023071
array(1) { ["section"]=> string(97) "bashkia-shkoder-reagon-per-sulmin-me-thike-ndaj-trajnerit-te-vllaznise-te-zbardhet-ngjarja-111134" }