Bashkia shpall "Qytetare Nderi" motrat Libohova, nderohen edhe dy personalitete të tjera

Publikuar tek: kulture-art, më 08:28 12-08-2017 Bashkia shpall

Katër personalitete nderohen me tituj nga bashkia Libohovë.

Dy motrat Libohova, Irma dhe Eranda janë shpallur “Qytetare Nderi” bashkë me Agron Çobanin e Stefan Mihan, për veprimtari e kontribut të shquar.

Sipas njoftimit të Bashkisë Libohovë, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Libohovë u miratuan vendimet për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Libohovës për Znj. Irma dhe Eranda Libohova dhe Z. Agron Çobani, si dhe titullin ‘Aktivist i shquar në fushën e arsimit” për Z. Stefan Miha.

Motivacioni për Znj. Irma dhe Eranda Libohova

“Këngëtare e famshme me origjinë nga Libohova, artiste e talentuar dhe e papërsëritshme. Origjinale dhe ledhatuese e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e saj muzikore është renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare”

Motivacioni për Z. Agron Çobani.

“Për veprimtari dhe kontribut të shquar , si themelues dhe drejtues i Radio Televizionit Shqiptar për dekada të tëra. Personalitet shumë dimensional. Reformator dhe kontribues ekselent në përsosjen cilësore të publicistikës Radiotelevizive Kombëtare ”.

Motivacioni për Z. Stefan Miha

“Organizator dhe drejtues i aftë, aktivist i shquar dhe i përkushtuar në dukimin dhe arsimimin e brezit të ri ”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prestigjozia britanike rendit Beratin të dytin në Europë për bukurinë e tij
Mulliri i Mato Grudës nga Filmi "Njeriu me Top" totalisht i rrënuar, këtu mund të ishte bërë MREKULLI (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.015084028244019
array(1) { ["section"]=> string(91) "bashkia-shpall-qytetare-nderi-motrat-libohova-nderohen-edhe-dy-personalitete-te-tjera-88907" }