Bashkia taksë për qentë e luksit, debat Veliaj-Kraja, përfshijnë edhe kafshët e Shkëlzen Berishës

Publikuar tek: politike, më 11:47 13-08-2015 Bashkia taksë për qentë e luksit, debat Veliaj-Kraja, përfshijnë edhe kafshët e Shkëlzen Berishës

Bashkia me kryetarin e saj të ri Erion Veliaj kërkon taksë për ‘qentë e luksit”. Një gjë e tillë është bërë burim debati i ashpër mes Veliajt  dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të PD, Akil Kraja.

Ky i fundit e kundërshtoi fort këtë taksë duke përdorur si argument faktin që një gjë e tillë është antikushtetuese. “Kush është qen luks,i kush e bën inventarin e qenve të luksit”, pyeti Kraja duke i kujtuar Veliajt termin “juridiksion” ndërsa e sulmoi edhe për nivelin e tij të arsimimit.

“Unë e di që jeni zhurmues, që keni ngelur në klasë... Kur ju mungojnë njohuritë juridike bëni zhurmuesin. Në bazë të kligjit 96/32 nuk ka entitet juridik fiskal po përçudnoni sigurinë fiskale të qytetit të Tiranës”, i tha Kraja Veliajt.

E menjëhershme vjen përgjigjia e kryetarit të Bashkisë lidhur me taksën e qenve. Veliaj i tha Krajës se ai ishte aty për të mbrojtur qentë e Shkëlzen Berishës, pra mospagesën e taksave të tij.

“Nëse ky është problem për qentë e Xenit, mos prisni që qytetarët ti rimbursojnë lekët e qenit se shyqyr kali u kthye në Suedi...

Sa kohë që Xeni i ka paguar , për Farkën dhe Bardh Plakun.... Nëse je në qytet dhe do mbash kalë do paguash për pastrimin. Kalin shyqyr e çuat. Përtej gallatës, njerëzit duan të mbarojnë punë. Nëse je këtu për ti hequr xenit taksën e qenit, hallall po qyteti ka plane të tjera. Ka qytetarë që s’e kanë problem taksën e qenit”, tha Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj publikon listën e borxheve të bashkisë: 30 milionë dollarë fatura të papaguara
“Nexhmije Bushi, nëna tentoi vetëvrasjen pas largimit nga puna”, PD akuzon punonjësit e Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.0045440196990967
array(1) { ["section"]=> string(101) "bashkia-takse-per-qente-e-luksit-debat-veliaj-kraja-perfshijne-edhe-kafshet-e-shkelzen-berishes-18301" }