Bashkia Tiranë shpërndan 1 miliardë lekë për investime në kryeqytet. Ja si do ndahen fondet

Publikuar tek: ekonomi, më 09:17 05-07-2016 Bashkia Tiranë shpërndan 1 miliardë lekë për investime në kryeqytet. Ja si do ndahen fondet

Bashkia e Tiranës pasi ka rishikuar buxhetin e këtij viti, ka marrë vendimin të rialokojë 1 miliardë lekë fonde që ishin planifikuar për rikualifikimin urban të sheshit Skënderbej në investime në rreth 5 objekte të tjera në kryeqytet, ndër to edhe te parku i Liqenit.

Ky informacion është bërë i ditur nga relacioni që Bashkia e Tiranës ka bërë gati për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që do mbahet në 6 korrik.

Eshtë anuluar fondi i projektit fillestar për rikualifikimin e sheshit urban,  pasi ky projekt nuk është prokuruar ende.

Për rishpërdarjen e fondeve, bashkia ka planifikuar të ndërtojë një itinerar këmbësoresh me pistë vrapimi dhe biçikletash në Parkun e Liqenit artificial. Vlera e projektit është përllogaritur në 307.5 milionë lekë nga të cilat 155 milionë lekë do të financohen më 2016.

Gjithashtu bashkia do të përdorë 320 milionë lekë për rikualifikimin urban të sheshit Skënderbej këtë vit.

Rehabilitimi i varrezave të Sharrës është një projekt i ri që do të financohet këtë vit me vlerë totale investimi 332 milionë lekë, nga të cilat 166.4 milionë lekë do të financohen këtë vit.

Rikualifikimi i Pazarit të Ri,  është njëe tjetër projekt, ku do të restaurohen fasadat e 4 objekteve përreth Sheshi, Avni Rrustemi me vlerë totale financiare 200 milionë lekë, nga të cilat 100 milionë lekë janë planifikuar të financohen këtë vit.

Do të rishpërndahen fondet për arsimin, që do të konsistojë në ndërtimin e shkollës koreografike me vlerë 63 milionë lekë nga të cilat 32 milionë do të financohen nga buxheti 2016.

Rishpërndarja e fondit  “Shqipëria Dixhitale” synon të krijojë një sistem të qendërzuar për menaxhimin e hoteleve dhe taksave të qëndrimit në Bashkinë e Tiranës. Projekti kushton 48 milionë lekë nga të cilat 33 milionë lekë financohen këtë vit.

Vlera e ndërtimit të objekteve do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës, ndërsa mbikëqyrja dhe kolaudimi nga fondet e bashkisë.

 

bashkia-300x205.png

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033493995666504
array(1) { ["section"]=> string(96) "bashkia-tirane-shperndan-1-miliarde-leke-per-investime-ne-kryeqytet-ja-si-do-ndahen-fondet-45549" }