Bashkia vendos çmimin për të vizituar Kullën e Sahatit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:20 04-07-2016 Bashkia vendos çmimin për të vizituar Kullën e Sahatit

Nëse do pyesnim veten se çfarë na ka mbetur nga Tirana e dekadave më parë, do mendonim për Kullën e Sahatit. Ky monument është dëshmore e ngjarjeve që kanë ndodhur në Tiranë që nga viti 1822.

Këshilli Bashkiak ka propozuar që hyrja në Muzeun e Kullës së Sahatit të bëhet me pagesë. Vendimi i propozuar për Këshillin Bashkiak parashikon që hyrja në muzeun e Kullës së Sahatit të jetë 200 lekë, shifër e cila rezulton të jetë e përafërt me vlerën e prodhimit.

Këto monumente, si Kulla dhe Muzeu nuk janë vizituar më parë nga turistët për shkak të amortizimit të tyre.

Në relacionin e Bashkisë,  për “ Disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 59 dt. 30.12.2015, për “Sistemin e Taksave dhe Tarifave vendore të qytetit të Tiranës”, thuhet: “ Kulla e Sahatit, së bashku me muzeun, përbri saj si obkjekte me vlera të padiuskutueshme për trashëgiminë kulturore dhe turizmin vizitohen nga të gjithë turistët që vijnë në Tiranë, jo vetëm për vlerat historike dhe kulturore të traditës që mbarin, por edhe për pozicionin strategjik në qendër të Tiranës”.

Argumentimi me këtë tarifë ka të bëjë me faktin se Kulla është kthyer në një atraksion të rëndësishëm.”, thuhet. Gjithashtu thuhet se  vendisja e xhetonave do ishte një zgjifhje efikase për menaxhimin në vijimësi. Në këtë mënyrë sistemi do jetë I kontrollueshëm nga Bashkia. Bashkia propozon që nga kjo pagesë të përjashtohen kategori të ndryshme, si : nxënësit e shkollave, pensionistët, veteranët, invalidët e punës e të luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike ( të verbër, para dhe tetraplegjikë, personat me aftësi të kufizuar etj).

Bashkia thekson se na këtë mënyrë do rriteshin vlerat artistike dhe kulturore për Tiranën. Në relacionin e saj, Bashkia sugjeron që vendosja e kësaj tarife do të shërbejë për valorizimin e obekteve me vlera kulturore dhe historike duke i ofuar kryeqytetit marketing cilësor për trashëgiminë kulturore dhe historike si dhe shtimin e të ardhurave për mirëmbajtjen e këtyre atraksioneve të qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015151023864746
array(1) { ["section"]=> string(60) "bashkia-vendos-cmimin-per-te-vizituar-kullen-e-sahatit-45470" }