Bashkim Fino ironi me Dukën: I paske me defekt, si duket nuk paske para

Publikuar tek: aktualitet, më 11:40 07-02-2018 Bashkim Fino ironi me Dukën: I paske me defekt, si duket nuk paske para

Kandidati për president të FSHF, Bashkim Fino e ka nisur fjalën e tij gjatë punimeve të Asamblesë me batuta dhe ironi ndaj Armando Dukës, presidentit aktual dhe kandidatit më të fortë përballë tij.

Ndërsa ka nisur të flasë, Fino ka patur probleme me mikrofonët dhe nuk qëndronin në lartësinë që ka dashur t’i mbajë Fino. Në këtë moment, deputeti i PS ka ironizuar duke i thënë se i ka marrë të lira, për shkak të mungesës së fondeve.

“I paske bërë me defekt, duhen më të forta, por si duket s’paske para”, është shorehur Fino.

FJALA E FINOS

Sot jemi në një ditë të rëndësishme. Përmes votës suaj dhe demokracisë, futbolli ka mundësi të hyjë në një etapë historike, në një rrugë pa kthim drejt intgrimit.

Është më shumë se një lojë, më shumë se futboll, do të thotë shoqëri të jetë më e shëndetshme, më pak ilaçe, drogë, fenomene negative në shoqëri. Futbolli është një ambasador i shkëlqyer i vlerave dhe provomues i unitetit kombëtar.

Kërkoj votën tuaj, nuk e kërkoj për veten time apo cilësitë e mia personale, ato janë të njohura nga shumëkush, kërkoj të më votoni për programin që propozoj, për kapërcimin e prapambetjes dhe problemeve serioze që kalon sot futbolli.

Duka ë kërkon votën e vazhdimësië 16 vjeçare duke premtuar të përmirësojë ato që ka bërë keq apo që s’ka mundur të bëjë, me kaqardhje futbolli shqiptar sot është i sëmurë, kampionati është një nga më me besueshmëri më të ulët në botë, i pastrukturuar, në shumë raste lodër në duar të personave të pasur.

 

Me cfarë efektiviteti janë investuar këto fonde, me cfarë kritesh janë përzgjedhur, a ka patur preferenca në këto i investime, raporti mes shpenzimeve shpesh të papërgjegjshme të federatës.

Duka ju ka dhënë besimin, ju e keni keqpërdorur.

Platforma ime bazohet te limt i dy mandateve në bashkëpunim me qeverinë, qeverinë qëndrore dhe organet vendore.

Do realizojmë 5 stadiume dhe ndërtimi i fushës së re sportive e në cdo bashki me ekspertë të UEFA.

Dy herë më pak futbollistë të regjistruar, kemi projekte për rritjen e e nurmit të lojtarëve,.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krimet e Rënda japin vendimin për Dashamir Gjikën, ja çfarë u vendos për ish Kreun e ARRSH
Mesazhi i NDJERE i “armatës së LSI”: Luzhi, ti u bëre e bukura e QIELLIT, do jesh frymëzuesja jonë »
Article Logic
Execution time: 0.016302108764648
array(1) { ["section"]=> string(76) "bashkim-fino-ironi-me-duken-i-paske-me-defekt-si-duket-nuk-paske-para-109437" }