Bashkim Fino kandidat për FSHF-në, ironizon ish-këshilltari i Berishës: Polibolli kërkon të bëhet President (Kujton zënkën e Majkos me Nanon)

Publikuar tek: sport, më 11:06 11-01-2018 Bashkim Fino kandidat për FSHF-në, ironizon ish-këshilltari i Berishës: Polibolli kërkon të bëhet President (Kujton zënkën e Majkos me Nanon)

Ish-këshilltari i ish-kryeministri Berisha, Ilir Kadia ka reaguar lidhur me zyrtarizimin e kandidaturës së deputetit socilaist Bashkim Fino për postin e Presidentit të FSHF-së.

‘Polibolli. Ish kryeministri Bashkim Fino kërkon të bëhet President i futbollit”, shkruan Kadia.

Ndërsa më tej ai ka kujtuar edhe një zënkë të Pandeli Majos me ish-kryeministrin Nano.

Reagimi i plotë:

Polibolli.

Ish kryeministri Bashkim Fino kërkon të bëhet President i futbollit. Për mua asgjë të keqe s’ ka. Por… m’u kujtua miku im Pandeli Majko kur ish Kryeministër dhe po bënte llafe me Nanon kryetar partie.Do ketë qënë 2002. 

Atë kohë sapo kish dhënë dorëheqje Dosena, trajneri italian i kombetares tonë që ish zhdukur pa nam e nishan pas humbjes me ZviCrën.Unë isha në Londër dhe prej andej e mora në telefon Majkon për një intervistë politike. Çfarë thotë Londra për mua, më pyeti Majko. Thotë se do zësh vendin e Dosenës, do bëhesh trajneri kombetares. Është nëpër gazeta! -i thashë. Mos u tall me mua, jemi miq! -tha Kryeministri Majko. Përkundrazi, unë të përcolla një vlerësim mediatik. Në shtypin e këtushëm Shqipëria bën lajm vetëm kur ndrron trajnerin e kombëtares të futbollit. Kush është kryeministër i Shqipërisë askush se di e as do t’ja dijë! 
Ah, ti je i poshtër! -më tha Majko duke qeshur por intervistën nuk ma dha. 
Në fakt Fino ka lozur futboll që i vogël.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani arrin akordin, mbrojtësi nga Maqedonia vishet i kuq (EMRI)
Duka zyrtarizon kandidaturën, kërkon mandatin e 5-të si PRESIDENT përballë deputetit të PS »
Article Logic
Execution time: 0.057536840438843
array(1) { ["section"]=> string(144) "bashkim-fino-kandidat-per-fshf-ne-ironizon-ish-keshilltari-i-berishes-polibolli-kerkon-te-behet-president-kujton-zenken-e-majkos-me-nanon-106159" }