Bashkim Trenova flet për gruan e parë ruse të Dritëro Agollit: Si e njoha Nina Aleksandrovën

Publikuar tek: kulture-art, më 11:11 06-01-2018 Bashkim Trenova flet për gruan e parë ruse të Dritëro Agollit: Si e njoha Nina Aleksandrovën Gruaja ruse dhe djali i Driteroit

I fundit nga anëtarët e Komitetit Qendror që kam pasur rastin të njoh ka qenë Dritëro Agolli.

Në të vërtetë, më parë se të njihja atë, unë jam njohur me Nina Aleksandrovën. Nina ishte martuar me Dritëro Agollin. Ishin njohur bashkë në Leningrad, ku Dritëroi ndiqte studimet në Fakultetin Histori Filologji për Letërsi. Pasi u martuan dhe erdhën në Tiranë, Ninën e emëruan mësuese të rusishtes në gjimnazin “Cajupi” ku unë vazhdoja mësimet. Në kujtimet e mia ajo është si modeli I një mësueseje, teper të zellëshme dhe e ndërgjegjshme për detyrën e saj.

Ajo I kushtonte kujdes edhe paraqitjes së jashtme, veshjes. Ishte mjaft e rregullt edhe në tualetin e saj edhe pse ai nuk I shtonte gjë bukurisë së saj tipike si ruse. Nina Aleksandrovna nuk e hiqte asnjëherë nga trupi një distinktiv në formë rombi që dëshmonte se ku ishte diplomuar dhe në c’disiplinë.

Përshtypja ime është se ajo nuk u ambientua asnjëherë me psikologjinë e gjimnazistit shqiptar. Atë gjithnjë e befasonte dicka, gjë që ne na shtynte të improvizojmë “befasira” në seri dhe të qeshnim vend e pa vend. Kështu, më kujtohet sesi një ditë, para se të fillonte mësimi, disa shokë taë I lëvizën të gjitha bangat edhe filluan të fshijnë duke ngritur kështu nga dyshemeja një pluhur, që mbuloi klasën deri në tavan. Nina e befasuar pyeti se cpo ndodh kështu. Dikush nga ne ftohte, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, I përgjigjet  se “po pastrojmë klasën” që ajo ta gjente ambientin e pastër. Nina iku e zemëruar me ne dhe nuk e zhvilloi atë orë mësimi. Unë shkova dhe e takova në korridoret e shkollës. Më erdhi rëndë që në klasë ishim sjellë në këtë mënyrë me të, me një të huaj, me atë që dëshironte të bënte vetëm detyrën e saj. Mu duk se sjellja jonë, ndryshe nga sa kishim mësuar e dëgjuar për mikpritjen shqiptare, vetëm na turpëronte të gjithëve. Në fund të fundit, më erdhi keq kur e pashë ashtu të trishtuar, të vetmuar në korridorin e katit tonë. I kërkova të falur për atë që kishim bërë. Nuk e di a më degjoi, a e kuptoi se unë isha I sinqertë në fjalët e mia.

I kërkova të falur edhe pse askush nuk më kishte ngarkuar që ta bëja këtë, edhe pse vetë as që kisha marrë pjesë në atë pastrim të klasës, por sidoqoftë, kisha qenë I pranishëm. Ajo vazhdonte të ishte gjithnjë e zemëruar. “të gjithë njëlloj jeni” më tha Aleksandrovna duke shqiptuar emrin tim, që kurrë nuk e mësoi ta thërrasë korrekt. Gjithnjë më thërriste “Trinova” në vend të Trenova. Ndoshta në rusisht shkonte më mirë “Trinova”.

Nina Aleksandrova iku nga Shqipëria me djalin e saj, Arianin, kur ky ishte vetëm 7 vjec. Unë nuk mund të them se beri mirë që iku dhe as se do të kishte bërë mirë të qendronte në Shqipëri. Kjo është në ndëergjegjen e saj dhe askush nuk ka përser ta gjykojë. Pas afro 40 vjetësh, Dritëro Agolli, një nga petët dhe romancierët më në zë shqiptarë, u kthye edhe njëherë në Rusi, ku takoi dhe shtrëngoi fort pas vetes djalin e tij burrë, të martuar, me familje. Nga shqipja atij I kishin mbetur në kujtesë vetëm dy shprehje: “do të iki në shtëpi” dhe “mirupafshim”; tragjedia e ndarjes si dhe shpresa për tu takuar sërish një ditë. Në një reportazh që u botua në shtypin shqiptar me këtë rast, Nina Aleksandrovës nuk I përmendet as emri. Autori, regjizori Esat Ibro, I adresohet asaj vetëm “gruaja e parë e Dritëroit”. Edhe vetë Dritëroi nuk e përmend emrin e saj kur flet për martesën e tij të parë si një “gabim I rinisë”. “Atje, me naivitetin tonë, ka thënë Dritëroi në një intervistë të tijën, unë njoha një vajzë, madje me një pendim, me një ashtu, por u martova me të. Ishte kjo anë, tentativë për të bërë një familje. Mirpo atje gabova për këtë gjë”.

Më ka ardhur keq, si për regjizorin Esat Ibro, ashtu edhe për Dritëronë. Sidoqoftë, Nina Aleksandrova është nëna e Arianit, djalit të Dritëroit, emri I saj është emri I një nëne. Largimi I saj coi në shkatërrimin e një familjeje, por nuk ishte ajo fajtore për këtë. Krimin e kreu diktatura dhe diktatori. Ajo, në një farë mënyre, mbrojti fëmijën e saj, veten dhe Dritëronë. Një gjë është e sigurt, nëse Nina Aleksandrova do të kishte qëndruar në Shqipëri, Dritëro Agolli nuk do të ishte bërë kurrë gjatë diktaturës, deputet I Kuvendit Popullor, ai nuk do të ishte bërë kurrë, pavarësisht meritave, Kryetar I Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë apo edhe anëtar I Komitetit Qendror të Partisë.

Nina Aleksandrova u largua nga Shqipëria, por jo nga kujtimet e gjimnazistëve të Cajupit, që kur takohen edhe tani pas një gjysëm shekulli, e kujtojnë atë me respect, ndërsa budallalliqet rinore me një shenjë pendese të vonmuar. Ndoshta edhe ajo I ka lënë një qoshez në kujtesën e saj gjimnazistëve gazmore të Cajupit., Nga reportazhi I udhëtimit të Dritëroit në Rusi, nuk mësuam, së paku, as nëse Nina Aleksandrova është shëndosh e mirë në pleqërinë e saj…! Vonë, shumë më pas, nga kujtimet e poetit Bardhyl Londo kam mësuar me një lloj trishtimi se “Nina tashmë kishte një krizë të thellë depresioni dhe kishte filluar ti pinte ilacet me grushte”.

Unë nuk jam takuar me Dritëronë në vitet e mia të gjimnazit. Atëherë dhe më pas e njihja atë vetëm nëpërmjet poezive dhe romaneve që botonte e që I lexoja me mjaft kënaqësi. Me dritëronë jam njohur në vitet e shndërrimeve demokratike në Shqipëri. Ai ishte ndër tepër të paktët komunistë që në kongresin e fundit të Partisë së Punës, pati guximin të kritikojë ish diktatorin Enver Hoxha, të cilit në ditën e vdekjes I kishte thurur një elegji. Ai pati kurajon të shkëputet nga e kaluara e të shohë përpara, drejt një socializmi demokratik. Në këtë kongres, Partia e Punës e Shqipërisë u shndërrua në Partia Socialiste e Shqipërisë. Dritëroi u zgjodh në udhëheqjen e kësaj partie, që në luftën për pushtet, ishte dhe mbetet kundërshtare e Partisë Demokratike. Në RD kam botuar në atë kohë një artikull ku kam vlerësuar thesarin letrar të Dritëro Agollit, pork am thënë gjithashtu se ai “e sheh realitetin me gjyslyqe të kuqe”. Sot nuk gjykoj kështu për Dritëroin. Dritëroi nuk ka qenë e as mbeti komunisti fanatic. E kuqja e komunizmit nuk e ka penguar atë të shihte qartë edhe kur mjaft të tjerë që më pas u bënë demokratë të thekur, vraponin si demi pas saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompozitori i madh shqiptar feston 90-vjetorin, Inva Mula i bën një dedikim special (FOTO)
Mediat e huaja japin alarmin: Simboli i shqiptarëve drejt zhdukjes, së shpejti vetëm në flamur (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021476030349731
array(1) { ["section"]=> string(98) "bashkim-trenova-flet-per-gruan-e-pare-ruse-te-dritero-agollit-si-e-njoha-nina-aleksandroven-105630" }