Bashkimi Europian jep 2 miliardë euro për gazsjellësin TAP

Publikuar tek: ekonomi, më 16:02 14-08-2015 Bashkimi Europian jep 2 miliardë euro për gazsjellësin TAP

Banka Europiane e Investimeve është duke marë parasysh kreditimin e 2 miliardë eurove  (2.23 miliardë) për kompaninë udhëheqëse të Gazsjellësit Trans Adriatik.

Projekti ka qenë i përfshirë në listën e 33 projekteve prioritare për sigurinë energjitike të Komisionit Europian.

Sipas Komisionit Europian Gazsjellësi TAP do të ketë ndikime mjaft pozitive në vendet ku do të kalojë si edhe për ekonominë europiane ndërsa duket se Bashkimi Europian i është përgjigjur pozitivisht financimit me 2 miliard euro.

TAP do të transportojë gaz nga fushat gjigande të “Shah Deniz 2” në Azerbaxhan, drejt Europës. Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në vitin 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024988889694214
array(1) { ["section"]=> string(64) "bashkimi-europian-jep-2-miliarde-euro-per-gazsjellesin-tap-18381" }