Basketbolli kosovar bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare

Publikuar tek: sport, më 15:45 14-03-2015 Basketbolli kosovar bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka marr vendimin për të pranuar si anëtare me të drejta të plota Federatën Kosovare të Basketbollit.

Konfirmimi vjen nga vet kjo organizatë, e cila nëpërmjet një njoftimi thekson se Kosova është tashmë anëtarja e 215-të e FIBA-s.

 “Vendimi që është marrë gjatë mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv të FIBA-së, vjen pas njohje së plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014”, thuhet në vendimin e FIBA-s.

Në njoftim thuhet gjithashtu se FIBA do të punojë për të përfshirë përfaqësuesen e Kosovës në kompeticionin europian duke filluar nga sezoni i kësaj vere.

Vendimi për të pranuar basketbollin kosovar si anëtar të plotë, ka shkaktuar zemërim në Serbi, mediat e së cilës e kanë konsideruar atë si skandaloz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Përuljuni noltmadhnis”, ja si e shpjegon piktorja banerin e tifozëve të Tiranës
Spanjë, vdes tragjikisht i djegur nga flakët në makinë, një copilot në garën Rally »
Article Logic
Execution time: 0.014657020568848
array(1) { ["section"]=> string(62) "basketbolli-kosovar-behet-pjese-e-federates-nderkombetare-5877" }