Basti i FUNDIT/ Sekuestrohet KOKAINË, arrestohet PRONARI i një LLOTOJE (EMRI-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 12-07-2018 Basti i FUNDIT/ Sekuestrohet KOKAINË, arrestohet PRONARI i një LLOTOJE (EMRI-VIDEO) Foto nga operacioni

Finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i  Fundit”, arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

Sakaq, sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).

Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 4 kompjuterë lojërash fati

- 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë

- 45 fishekë model 56

- 15 fishekë model “Parabelium”

-  9 fishekë model 54

-  një sasi në lekë dhe dollarë

- peshore elektronike

- 6 aparate celularë

- mjeti tip “Ford”

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vizat në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm: Mbroni veten nga mashtrimet!
I gjetën 670 kg marijuanë brenda gurit të mermerit, Italia dëmshpërblen shqiptarin me 150 mijë euro (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0040879249572754
array(1) { ["section"]=> string(86) "basti-i-fundit-sekuestrohet-kokaine-arrestohet-pronari-i-nje-llotoje-emri-video-127633" }