Baton Haxhiu: Në Durrës, favorite Grida Duma; Vangjush Dako s’duhej të kandidonte

Publikuar tek: politike, më 18:49 19-04-2015 Baton Haxhiu: Në Durrës, favorite Grida Duma; Vangjush Dako s’duhej të kandidonte

Baton Haxhiu, gazetari kosovar që njihet për miqësinë e tij dhe lidhjet me kryeministrin Edi Rama, tha në emisionin Zonë e Lirë të gazetarit Arjan Çani se nuk beson se figurat e vjetra në PS do të ishin fituese në zgjedhjet vendore.

Ai e bëri të qartë se në duelin e Durrësit, analisti i jep më shumë përparësi candidates Grida Duma, ndryshe nga kandidati rival që ka përballë Vangjush Dako. “Janë figura të konsumuara, tha Haxhiu. Duhet të zëvendësoheshin” duke pretenduar se Duma, mund të ketë më shumë shance në qytetin bregdetar. Ndërsa për garën e Tiranës, i jep më shumë prioritet fitores së Erjon Veliajt.

Blendi Fevziu tha  në të njëjtin emision se me Veliajn ka raporte korrekte, dhe se kur PS vendosi të bojkonte studion e Klanit, Veliaj ishte një ndër të vetmit që shkonte në emisionin e tij. Sa për Grida Dumën, tha se duhet të ishte më me këmbë në tokë.

Kur Çani e pyeti Haxhiun nëse këtë gjë pas emisionit do t’ia thoshte edhe Vangjush Dakos nëse ky i fundit do ta merrte në telefon për qëndrimin e mbajtur, Baton Haxhiu tha: Po do të mbaja të njëjtin qëndrim. Unë tashmë e kam shprehur publikisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Lëvizja e Legalitetit në negociata me PD, por edhe me plan rezervë
Blushi: Funerali i Rilindjes, me krenaristë e kanabistë »
Article Logic
Execution time: 0.073065996170044
array(1) { ["section"]=> string(83) "baton-haxhiu-ne-durres-favorite-grida-duma-vangjush-dako-s-duhej-te-kandidonte-9194" }