Baton Haxhiu telefon Ramën në ndeshjen me Danimarkën. Po çfarë i tha?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:08 05-09-2015 Baton Haxhiu telefon Ramën në ndeshjen me Danimarkën. Po çfarë i tha? Baton Haxhiu ne Kopenhagen, ne krah te tij gazetari Blendi Fevziu

Baton Haxhiu i ka telefonuar kryeministrit Rama, ditën e djeshme, fill pas mbarimit të pjesës së parë Danimarkë- Shqipëri. Baton Haxhiu si një dashës  i madh i futbollit, e veçanërisht futbollit shqiptar, i telefonoi kryeministrit i cili që nga koha kur ka kuptuar rëndësinë dhe “efektin” e futbollit në masë, është bërë dyfish dashës i tij.

Me siguri gazetari i ka treguar emocionet e pjesës së parë të ndeshjes, kur pa çunat e kombëtares ta qarkullonin topin aq mirë dhe të ishin dinamikë me aksione.

Edhe Rama nga ana tjetër do jetë emocionuar domosdo, aq sa nga gjithë ai emocion i madh, njoftoi në facebook-un e tij se ndeshja me Portugalinë do të luhej me datë 8 në një kohë që luhet me datë 7, por sigurisht më pas e editoi dhe gjithçka u rregullua.

Baton Haxhiu duket i prekur në këtë foto dhe ne shpresojmë që ai mos ketë qarë si në ndeshjen me Serbinë në Beograd, kur rrëfeu se kishte derdhur lotë kur kishte parë dronin.

“Gjysmë ore mbas fluturimit të dronit kam pas lot”, tha Batoni asokohe.

Thoni të ketë derdhur lot edhe gjysmë ore pas telefonatës me Ramën mbrëmë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02350902557373
array(1) { ["section"]=> string(73) "baton-haxhiu-telefon-ramen-ne-ndeshjen-me-danimarken-po-cfare-i-tha-20048" }