Batuta Balla-Pitella në skenën e Pallatit të Kongreseve. Politikani italian shpërthyes: Shqipëria, kombi lider në rajon!

Publikuar tek: politike, më 12:11 19-03-2016 Batuta Balla-Pitella në skenën e Pallatit të Kongreseve. Politikani italian shpërthyes: Shqipëria, kombi lider në rajon! Gianni Pitella dhe Taulant Balla

Batuta Balla-Pitella në skenën e Pallatit të Kongreseve. Taulant Balla dhe politikani italian Gianni Pitella përmendin trajnerin italian të Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi.

‘’Një emër që na kujton një njeri , Gianni De Biasin, por nuk është ai. Ftojmë mikun tonë Gianni Pitella’’, tha Balla, teksa prezantonte Pitellën.

Por me shaka, ia ka kthyer edhe Pitella: “Gianni De Biasi është më i fortë sigurisht. Por në përgjithësi Gianni-t e tregojnë vlerën e tyre’’

Politikani italian është treguar shpërthyes, duke thënë: Shqipëria është kombi lider në rajon!

“Ky qytet, më lejoni ta them, është shumë i bukur. ..Qeveria po bën reforma për të mirën tuaj. Shqipëria është një komb lider në rajon. Bëmë betejë të madhe për liberalizimin e vizave. Shqipëria ka rol në stabilitetin e Ballkanit. E djathta që i trajton njerëzit si kafshë. Shikoni se çfarë ndodh me kandidatin europian me kandidatin republican që flet një gjuhë të turpshme. Pyetja na shtrohet ne socialistëve: të gjejmë rolin tonë, duke I dhënë një aftësi tjetër qeverisjes, nëpërmjet politiakve ekonomike ekspansioniste. Për të dhënë vende pune. Politika duhet të japë solidaritet për emigrantët. Nuk zgjidhet me një shkop magjik problemi i Sirisë. Duhet të mbërrijnë këta njerëz dhe t’I mikëpresim”, vazhdoi më tej Pitella.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet D’Alema, ish-kryeministri italian: S’është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar, po ecën përpara me reformat të guximshme
Meta flet para Ramës në kongres: Kur e majta është e bashkuar në Shqipëri, fiton bindshëm »
Article Logic
Execution time: 0.0098721981048584
array(1) { ["section"]=> string(122) "batuta-balla-pitella-ne-skenen-e-pallatit-te-kongreseve-politikani-italian-shperthyes-shqiperia-kombi-lider-ne-rajon-35500" }