Batuta e Halim Kosovës për Mamicën

Publikuar tek: politike, më 11:05 04-06-2015 Batuta e Halim Kosovës për Mamicën

Halim Kosova në kuadër të fushatës elektorale është takuar këtë të enjte me banorët e Petrelës ku ka prezantuar strategjitë e tij për këtë zonë nëse ai do të jetë i zgjedhuri i banorëve të kryeqytetit  për të drejtuar bashkinë e Tiranës. Ndërsa ka prezantuar programin për strategjitë  që do të ndjekë për rehabilitimin e përrenjve,Kosova  ka përmendur edhe reghabilitimin e përroit të Mamicës, me të cilën ka bërë edhe batutën e rradhës.

"...Rehabilitimin e përrroit të Mamicës. Mamicën e kisha dëgjuar për tjetër gjë deri tani por paska edhe përrua me emrin Mamica”, tha Kosova  duke qeshur pa e specifikuar se përse e kishte dëgjuar, pasi me këtë titull është edhe një këngë që flet për gjoksin e femrave.

Kosova ka përmendur sërish ftesën për kafe ndaj kryeministrit Rama.

“Dje kam pas takime shumë të mira dhe nuk ma merrni për keq, por i kam propozuar zotit Rama një kafe. Pse? Duhet të fillojënbashkëpunimin pavarësisht nga cili krah politik, për të biseduar. Do të ishte mirë para zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve se mund të ketë telashe nga partia e vet nëse më shohin me mua”, ironizoi në një farë mënyrë edhe batutën e Ramës, i cili thotë se kandidatët e djathtë nuk bashkëpunojnë dot me të se kanë frikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Projekti 1000 miniklasa të gjelbërta", Rama: Zgjidhim problemin e mbipopullimit në shkolla
Balla mbron bashkëshorten e Veliajt: Po i bëni pis dinjitetin, pas 21 qershorit do keni Argitën kryetare »
Article Logic
Execution time: 0.017780065536499
array(1) { ["section"]=> string(40) "batuta-e-halim-kosoves-per-mamicen-12661" }