Batuta e Majkos në prani të Ramës: E kam dorën e keqe, ia kam dhënë teserën edhe Kokëdhimës edhe Blushit

Publikuar tek: politike, më 18:21 07-02-2016

Nga selia e Partisë Socialiste, gjatë një takimi në Tiranë në kuadër të anëtarësimeve të reja, të pranishëm kanë qenë kryetari Edi Rama, deputeti Pandeli Majko, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjatë shpërndarjes së teserave të partisë nuk kanë munguar batutat mes zyrtarëve dhe të rinjve të sapo anëtarësuar nga PS. Megjithatë, batuta janë shkëmbyer edhe mes vetë zyrtarëve të partisë.

Majko i ishte bashkuar Ramës në podium për të shpërndarë disa nga teserat, kur kryeministri u ka kërkuar të rinjve të thonë disa fjalë për të bindur ish-kryeministrin socialist se meritojnë vërtetë anëtarësimin në këtë parti.

Por e menjëhershme ka qenë batuta e Majkos, i cili është shprehur: “Problemi është se unë e kam dorën e keqe sepse i kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës dhe është kontraverse se ia kam dhënë edhe Ben Blushit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Reformat, e vetmja rrugë për të bërë shtet
Basha: PS e kthyer në kazermë, partitë që nuk zhvillojnë zgjedhje nuk mund të qeverisin »
Article Logic
Execution time: 0.018923044204712
array(1) { ["section"]=> string(108) "batuta-e-majkos-ne-prani-te-rames-e-kam-doren-e-keqe-ia-kam-dhene-teseren-edhe-kokedhimes-edhe-blushit-31985" }