Batuta e Ramës: Me pleqërinë që afrohet, edhe mua edhe Koços, të na krijohet mundësia të kalojmë kohë te Lapidari…

Publikuar tek: politike, më 11:53 02-04-2016 Batuta e Ramës: Me pleqërinë që afrohet, edhe mua edhe Koços, të na krijohet mundësia të kalojmë kohë te Lapidari…

Edi Rama përfshin kësaj here në batutat e tij deputetin Koço Kokëdhima. Zakonisht në fjalimet më parë ka përfshirë Pandeli Majkon, por sot jo.

Kryeministri ka qenë duke folur para banorëve të fshatit Vuno, kur ka rrëfyer se do ia kishte ënda të kalonte kohë më shumë në këtë fshat, tani që po troket pleqëria.

 ‘Me pleqërinë që afrohet, edhe mua edhe Koços, të na krijohet mundësia të kalojmë kohë më të gjatë te Lapidari’’, ka thënë Rama, i cili në fakt është ende i ri, 52 vjeç.

“Si nip nga Vunoi jam në të drejtën time që të jem posaçërisht i kënaqur që më në fund u bënë ndryshimet, që kësaj kohe dhe me pleqërinë që afrohet edhe mua edhe Koços, të na krijohet mundësia dhe të kalojmë kohë më të gjatë, aty te sheshi i vogël i Lapidarit ku është traditë që pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës.’’, u tha dëgjuesve kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e Ismail Kadaresë propozohet për ambasadore në OKB
Këshilltari i Metës për këndin e lojrave te liqeni: Idiotësi, paçavure betoni, arrogancë e paskrupullt »
Article Logic
Execution time: 0.019496202468872
array(1) { ["section"]=> string(116) "batuta-e-rames-me-pleqerine-qe-afrohet-edhe-mua-edhe-kocos-te-na-krijohet-mundesia-te-kalojme-kohe-te-lapidari-36664" }